Studimi: Drejtueset femra të shteteve e përballuan më mirë pandeminë.

Ka fakte të qarta se gjatë fazës së parë të Covid-19, vendet me lidere femra patën nivele më të ulëta të vdekjeve nga virusi krahasuar me vendet e drejtuara nga meshkuj. Kjo nuk do të thotë që kjo pritje do të vazhdojë detyrimisht në valën e dytë dhe të tretë të pandemisë. Kjo nuk do të thotë se femrat janë lidere më të mira se meshkujt në gjithçka tjetër që qeveritë realizojnë. Një analizë globale nga Supriya Garikipati në Univeristetin e liverpulit dhe Uma Kambhampati nga Universiteti i Reading, ku përdoren të dhëna që nga 19 maji dhe krahasohen vendet e drejtuara nga gratë me fqinjët e tyre më të afërt, arrihet në konkluzionin se: mesatarisht, vendet e drejtuara nga gratë kanë pothujase gjysmën e numrit të vdekjeve nga Covid-19 krahasuar me vendet e drejtuara nga burrat. Pse?

Pjesë e përgjigjes është edhe fakti se gratë drejtuese e njoftuan lockdown (mbylljen) shumë më herët, duke sheshuar kurbën e shpërthimit në vendet e tyre. Por kjo ngre pyetjen se përse gratë e morën këtë vendim më shpejt se burrat. Një përgjigje mund të jetë se gratë janë më pak tolerante ndaj riskut, por zgjedhja me të cilin u përballën liderët këtë pranverë nuk ishte ajo mes një rreziku më të madh ose më të vogël, por mes jetës dhe humbjes ekonomike. Kështu që diferenca mes asaj që bënë gratë dhe burrat është se gratë morën më pak risk në lidhje me jetën dhe më shumë me ekonominë, ndërsa burrat bënë të kundërtën.

Një tjetër karakteristikë është se gratë tentuan të komunikojnë ndryshe me qytetarët. Prej shumë kohësh ka qenë hipotetike se lideret femra janë më ‘demokratike dhe të një stili më pjesëmarrës’ ndërsa burrat ‘më autoritarë dhe urdhërues’. Kjo ka qenë e vështirë për tu provuar, por kërkuesit janë ende duke studjuar nëse gratë sjellin më shumë empati në lidership ose integrojnë më shumë informacion emocional në vendim-marrjen e tyre.

Duket se menaxhimin e pandemisë e ndihmon një qasje më ndërpersonale, empatike dhe pjesëmarrëse. Kjo kërkon që të ndërtohet konsensus se rreziku është serioz, se sakrifica është e nevojëshme për ti mbrojtur të tjerët, dhe se liritë individuale duhet të peshohen përballë konsiderimeve të shëndetit publik. Dhe ky lloj dialogu me qytetarët duket se është i vështirë për ‘burrat e fortë’ dhe më i thjeshtë për liderët e tjerë, gra ose burra.

Shpërndaje

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here