Studimi: Mbi 80% të pacientëve me COVID-19 kanë mungesë të vitaminës D.

Një studim i publikuar nga Endocrine Society, i kërkuesve spanjollë të Universitetit Hospital Marques de Valdecilla, tregon se si studjuesit panë nivelet e vitaminës D të 216 pacientëve me COVID-19, mes 10 Marsit dhe 31 Marsit. Ata i krahasuan të dhënat me nivelet e vitaminës D të 197 personave të së njëjtës gjini dhe moshë në të njëjtën zonë gjeografike. Ata gjetën se 82.2% e 216 pacientëve me COVID-19 kishin mungesë të vitaminës D, krahasuar me 47.2% të grupit tjetër që u përdor si grup kontrollues. U gjet se meshkujt kishin nivel të vitaminës D ‘‘veçanërisht më të ulët’’ krahasuar me gratë.

Studjuesit gjetën gjithashtu, se pacientët COVID-19 me mungesë të vitaminës D kishin gjasa të qëndronin më gjatë në spital dhe kishin prevalencë të shtuar të hipertensionit, sëmundjeve kardiovaskulare dhe nivel më të lartë të hekurit në gjak.

Ndërsa gjetjet e studimit janë sinjifikante, studjuesit theksojnë se numri i personave që morën pjesë në studim është i vogël, duke e bërë të vështirë nxjerrjen e konkluzioneve me bazë të fortë nga ky studim. Ata thonë gjithashtu se fakti që studimi u krye në një territor specifinë Spanjë, mund ti bëjë konkluzionet të mos aplikohen në rrethana të tjera, etnicitete të tjera apo vende të tjera.

Niveli i vitaminës D përcaktohet përmes një analize gjaku. Niveli i pamjaftueshëm i vitaminës D ndikon strukturën kockore duke e dobësuar atë dhe ndikon funksionimin e sistemit imun. Ata më të rrezikuar nga vitamina D janë moshat mbi 65 vjec dhe ata me lëkurë të errët. Sa më e errët lëkura juaj dhe sa më e madhe mosha, aq më të vështirë e ka trupi të prodhojë vitaminën nga dielli./mendimi.al

Shpërndaje

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here