Sulmet kibernetike godasin përsëri Amerikën.

Sulmet kibernetike sërish godasin SHBA-në këtë javë, për qëllime shantazhimi. Një sulm tjetër në linjat e tubacioneve të furnizimit me karburant në pjesën e Bregut Lindor. Më 7 maj, kompania Colonial Pipeline, me qendër në Georgia, bëri me dije se shërbimet e saja të teknologjisë së informacionit u thyen nga një grup kriminal me bazë në Europën Lindore të quajtur DarkSide (Ana e Errët). Kompania u detyrua të mbyllte shërbimet e furnizimit me karburant të një prej tubacioneve, i cili shtrihet nga Teksas në New Jersey, dhe që furnizon rreth 45% të benzinës dhe naftës së përdorur në Bregun Lindor, tek klientët e saj, pasi hacker-at kërkonin një pagesë prej 5 milionë dollarësh për të zhbllokuar sulmin ndaj kompanisë. Për një javë kapaciteti furnizues u bllokua, i cili çoi në krizë pasigurie për qytetarët e zonës për rritjen e menjëhershme të çmimeve të karburantit dhe pamjaftueshmerisë së produktit në treg.

Gjithashtu, kjo situatë ka tërhequr vëmendjen e duhur për të rregulluar legjislacionet për reformimin e një sistemi infrastrukturor më të sigurt. Kërkesa për të rritur dhe forcuar standardet e rrjetit ka kapur vëmendjen e Shtëpisë së Bardhë. Presidenti Biden doli me një urdher ekzekutiv, i cili parashikon kërkesat minimale të sigurisë kibernetike për kontraktorët federale. Në të njëjtën kohë, grupe pune janë ngritur për të vendosur sanksione të rrepta dhe gjurmime ndaj sulmeve të tilla, të cilat po ndodhin dhe në vende të tjera në botë. Edhe pse DarkSide ka publikuar se qëllimi i tyre është thjesht për përfitime monetare dhe jo për të shkaktuar probleme në shoqëritë civile, sulme të tilla pritet të dënohen ashpër nga qeveritë. Rrjetet infrastukturore e kanë të pamundur të mbrohen tërësisht nga sulmet kibernetike. Prandaj kërkohet të rregullohen disa standarde mbi sigurinë e tyre në rrjet me ndihmë edhe nga qeveritë përkatëse.

Në dhjetor të 2020, mbi 200 organizata në të gjithë botën përfshirë agjencitë e shumta qeveritare të SHBA rezultuan se ishin thyer nga hakerat ruse të cilët kompromentuan ofruesin e software SolarWinds dhe shfrytëzuan aksesin e këtij të fundit për të monitoruar operacionet e brendshme dhe për të filtruar të dhënat. Sulmet kibernetike, mendohet të kryhen jo vetëm nga grupe njerëzish, por tashmë edhe nga robotë.

 

 

Shpërndaje

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here