Udhëheqëse gra në vendet që kanë menaxhuar më mirë krizën e COVID-19. Çfarë kanë të përbashkët këto Zonja Shtëpie?

Revista Forbes ka bërë një analizë mbi të përbashkëtat që kanë vendet me lidership të suksesshëm të krizës së Covid-19. Në Islandë, Tajvan, Gjermani dhe Zelandën e Re vërehet se gratë po i tregojnë botës si t’ja dali me këtë situatë kaotike. Gjithashtu në Finlandë, Islandë dhe Danimarkë, po tregohet më së miri se gratë dinë ti kalojnë situatat e vështira. Shumë do të thonë se këto janë vende të vogla ose ishuj  lehtësisht të menaxhueshme. Por Gjermania është shtet mjaft i madh i cili po ia del mjaft mirë krizës së Covid-19. Këto lidere femra po na mësojnë se si t’ia dalim më së miri. Por si? Forbes rendit disa cilësi që i kanë bërë të suksshme këto gra në lidershipin e tyre.

E vërteta

Angela Merkel, Kancelarja e Gjermanisë, i lajmëroi mjaft herët dhe me qetësi u tha bashkatdhetarëve të saj se ky ishte një problem serioz që do të infektonte deri në 70% të popullsisë. Ajo deklaroi se gjendja ishte serioze, kështu që duhej marrë seriozisht. Gjermania i kapërceu fazat e zemërimit dhe të mosbindjes, si rrjedhojë numri i të infektuarve është mjaft i ulët dhe ka shenja se ata mund të jenë në gjendje të fillojnë të heqin kufizimet relativisht shpejt. Sot u lajmërua se shkollat do të hapen në 4 maj.

Vendosmëria

Ndër lëvizjet e para dhe më të shpejta i bëri Tsai Ing-Wen në Tajvan. Në janar, në shenjën e parë të  sëmundjes së re, ajo prezantoi 124 masa për të bllokuar përhapjen. Tani ajo po dërgon 10 milion maska ​​ në SHBA dhe Evropë. CNN e  ka quajtur veprimet e saj “ndër reagimet më të mira në botë”, duke e mbajtur nën kontroll epideminë dhe duke raportuar deri më tani vetëm 6 vdekje.

Jacinda Ardern në Zelandën e Re imponoi izolimin e njerëzve  në vend dhe kur numri i rasteve  arriti në 6, ajo ndaloi të huajt plotësisht të hynin në vend. Qartësia dhe vendosmëria po e shpëtojnë Zelandën e Re nga ‘stuhia’. Nga mesi i prillit ata kanë pësuar vetëm katër vdekje, dhe kur vendet e tjera flasin për heqjen e kufizimeve, Ardern po i rreptëson ato.

Teknologjia

Islanda, nën udhëheqjen e kryeministres Katrín Jakobsdóttir po ofron teste falas për të gjithë qytetarët e saj. Ajo gjithashtu do të fillojë një studim mbi fatalitetin e sëmundjes. Në përpjesëtim me popullsinë e tij, vendi ka ekzaminuar tashmë pesë herë më shumë njerëz sesa  Koreja e Jugut dhe ka krijuar një sistem gjurmimi të plotë për të sëmurët. Kjo do të thotë se atyre nuk u është dashur të izolojnë të gjithë popullsinë.

Sanna Marin u bë kreu më i ri i shtetit në botë kur u zgjodh dhjetorin e kaluar në Finlandë. Duke pranuar faktin që jo të gjithë lexojnë shtypin, ata po ftojnë influencues të çdo moshe të përhapin informacione të bazuara në fakte se si të menaxhohet pandemia.

Dashuria

Kryeministrija e Norvegjisë, Erna Solberg, kishte idenë inovative të përdorimit të televizionit për të biseduar drejtpërdrejt me fëmijët e vendit të saj. Ajo po ndërtonte një konferencë për shtyp 3-minutëshe enkas për të folur me fëmijët e vendit të saj dhe për t’iu përgjigjur pyetjeve të tyre në lidhje me gjendjen që vendi po kalonte.

Empatia dhe përzemërsia që kanë këto udhëheqëse femra është shumë më e madhe nga çfarë jemi mësuar të shohim. Kush e mendonte se liderët mund të tingëllojnë kështu?

Hulumtime të ndryshme kanë sygjeruar me kohë që stilet e udhëheqjes së grave mund të jenë të ndryshme dhe të dobishme. Nuk e dimë nëse gratë kanë vepruar me këtë krizë nga një sëmundje me instiktin e tyre mbrojtës të mëmësisë… Por gratë e sjella në këtë shkrim dëshmuan se janë vërtet Zonjat e Shtëpisë…

 

Shpërndaje

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here