90% e studentëve në botë janë të mbyllur në shtëpi. Kush goditet më shumë?

90% e studentëve në botë janë të mbyllur në shtëpi. Kjo do të godasë fëmijët e varfër më shumë se ata të pasur, shkruan një artikull i CNN.

Të mësuarit e pjesës më të madhe të nxënësve dhe studentëve në botë është zhvendosur online. Provimet e semestrit të parë nuk kanë mundur të kryhen në shumë fakultete, provimet e maturës janë ende në paqartësi.

Studentët e varfër hasin më shumë pengesa në këtë kohë, – thonë ekspertët. Atyre u mungon hapësira e studimit brenda në shtëpitë ku jetojnë pasi ato janë të vogla, me shumë antarë, burimet për mësimin online i kanë të kufizuara dhe sfidat psikologjike janë të shumta.

Një studim i vitit 2017 nga organizata bamirëse e edukimit Sutton Trust zbuloi se ‘‘Studentët e disavantazhuar kanë më shumë gjasa të marrin nota nën parashikim se sa koelgët e tyre më të pasur.’’

Fernando M. Reimers, professor në Harvard Graduate School of Education thotë se ‘‘Pandemia do të shkaktojë shkëputjen më të madhe në mundësitë e arsimimit, që ka ndodhur në shekullin e fundit. Efektet e kombinuara të mbylljes së shkollave do të jene një test stresi për një system me pabarazi strukturore i cili ishte që në fillim i keq.’’

Ndarja dixhitale

Në shumë vende, segmente të ndryshme të shoqërisë kanë mungesë të mjeteve për konektivitetin, qoftë ajo pajisje apo lidhje interneti. E quajtura ‘‘ndarje dixhitale’’ është vecanërisht e dukshme në Kinë, ku më shumë se 40% e njerëzve (rreth 540 milion) nuk janë online, thotë CNN duke iu referuar një studimit të bërë nga qeveria kineze në 2019.

Në Sh.B.A, Komisioni Federal i Komunikimeve përllogariti se 21 milion amerikanë nuk ka mundësi aksesi në broadband. Mungesa e lidhjes së mirë të internetit për të bërë detyrat, ishte më e theksuar mes familjeve hispanike me të ardhura të ulëta, sipas një vrojtimi të Peë në 2015. Sipas një studimi tjetër të Pew në 2018, përpara pandemisë, u zbulua se 17% e adoleshëntëve të moshave 13 dhe 17 vjec thanë se shpesh ose disa herë e kishin të pamundur të mbaronin detyrat si pasojë e mungesës së një lidhje internet ose një kompjuteri.

Mungesa e ambientit të përshtatshëm për të studiuar brenda shtëpive, hapësirat e vogla rrit dhunën në familjet me të ardhura të ulëta. Gjithashtu shëndeti mbendor i të rinjve është në rrezik pasi shkollat janë struktura me mekanizma në mbrojtje të tij.

‘‘Izolimi po ndikon në mirëqënien e tyre. Fëmijët po përballen me debatet mes prindërve, ku ka raste edhe të dhunës në shtëpi.’’, thotë për CNN, Chetan Gupta, drejtor i ojf Chetna.

‘‘Gjithashtu, fëmijët me nevoja edukimi më të vecanta po vuajnë në këtë kohë krize’’, thotë për CNN professor Ctherine So Wing-chee, një psikologe edukimi në Universitetin Kinez të Hong Kongut.

Jeta brenda shtëpive vështirësohet për studentët, ndërsa rutina e gjumit përkeqësohet dhe ata flenë shumë vonë, zgjohen vonë… Cdo ditë që kalon e rëndon më shumë këtë situatë. Pasojat janë të rënda e për këtë nevojiten qeveri që minimizojnë kostot e këtij izolimi.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here