USA. Sot publikohen 3.100 dokumentë të klasifikuar për mbi 50 vjet.

Më 26 Tetor, Arkiva Kombëtare në ShBA do të bëjë të mundura për publikun 3.100 dokumenta të klasifikuar që lidhen me vrasjen e John Kennedy. Këto dokumente kanë qenë të klasifikuar për më shumë se 50 vjet, por një ligj në vitin 1992 mandatoi që ato të shpërndahen brenda 25 viteve. Historianët mendojnë se nuk do të ketë ndonjë gjetje bombastike, por këto dosje mund të ndricojnë CIA-n në investigimin e Oswald, vrasësit të dyshuar të Kenedit.

John Firtzgerald Kennedy, lindi më 29 maj 1917 dhe vdiq më 22 nëntor 1963, ishte Presidenti i 35-të i Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Në vitin 1963 në Dallas, Texas, në prag të zgjedhjeve presidenciale ndërsa po shkonte të vizitonte trupat ushtarake dhe forcat ajrore të SHBA-ve, makina e tij pa çati po kalonte në lagjen Dela Plaza ai u qëllua me snajper në kokë. U dërgua me urgjencë në spitalin më të afërt. Në orën 1:00 ndërroi jetë në spitalin Parkland në Dallas dhe u shpall i vdekur në orën 1:00 të mëngjesit. Doktorët nuk kishin arritur ta ndalin hemorragjinë në trurin e tij.

Shpërndaje

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here