Vapë ekstreme në Evropë

Një valë e të nxehtit kërcënuese për jetën po vazhdon marshimin e saj në të gjithë Evropën Perëndimore këtë javë.
Spanja dhe Italia u “poqën” gjatë fundjavës dhe zjarret shpërthyen në Francë, duke shkaktuar evakuimin e më shumë se 14,000 njerëzve pranë Bordo që nga fillimi i javës së kaluar, thanë autoritetet lokale. Parashikuesi kombëtar i motit në Francë parashikoi temperatura të paktën 40 gradë Celsius (104 gradë Fahrenheit) në brigjet e Atlantikut të vendit deri nesër.
Tani, moti i ashpër po zhvendoset në Britani.  Sot dhe nesër temperaturat mund të arrijnë deri në 41 gradë Celsius, gjë që do të thyente rekordet. Ajri i kondicionuar është i rrallë në vend, ku ndërtesat janë ndërtuar për të mbajtur nxehtësinë (sepse temperaturat e ftohta kanë qenë, në të kaluarën, një shqetësim më i madh).
Ndryshimi i klimës: Valët e të nxehtit në Evropë janë rritur në frekuencë dhe intensitet gjatë katër dekadave të fundit.
Lufta në Ukrainë: Çmimet e energjisë janë rritur në Evropë pjesërisht për shkak të luftës, duke i bërë kondicionerët më të shtrenjtë në funksionim. Nxehtësia mund të dëmtojë rendimentet franceze të grurit në një kohë kur gruri ukrainas ka mbetur i bllokuar nga anijet luftarake ruse.
Verën e kaluar: Në korrik, përmbytjet vranë qindra në Gjermani dhe vende të tjera. Në gusht, zjarre të shumta shkatërruan zona të mëdha të Greqisë dhe një qytet siçilian mund të ketë regjistruar temperaturën më të nxehtë ndonjëherë në Evropë: rreth 51 gradë Celsius (gati 124 gradë Fahrenheit).
Burimi: The New York Times
Shpërndaje

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here