Z. & Zj. K: 10 Zakonet e çifteve super aktivë në seks

Ka ulje dhe ngritje në çdo marrëdhënie afatgjatë. Nëse ju dhe partneri juaj po kaloni një periudhë të thatë – seksi është bërë i paqëndrueshëm, ose nuk vlerësohet më në marrëdhënie – mund të jetë koha për t’i rikthyer gjërat në rrugën e duhur. Shumë nga njerëzit që takojmë, edhe unë si psikologe edhe im shoq si gjinekolog, na bëjnë pyetjen: Si i mbajnë gjërat të nxehta çiftet e tjera në dhomën e gjumit?

Biseduam me njëri-tjetrin mbi këtë, dhe ramë dakord për këto 10 zakonet më të mira të çifteve me aktivitet të lartë seksual.

  1. Ata përqafojnë papërsosmërinë.

Jeta nuk është perfekte, e as seksi nuk është. Çiftet që bëjnë shumë seks nuk kërkojnë situatën perfekte, si të jenë me pushime kur fëmijët nuk janë me pranë me ta. Në jetën e përditshme, stresi i punës, stresi familjar, dhe stresi në shtëpi i të gjitha llojeve hyn në lojë. Çiftet që bëjnë shumë seks përfitojnë nga momentet më pak perfekte.

  1. Nuk jane egoistë në seks

Ndërsa është e lehtë të humbasësh në dëshirën për të ndjerë kënaqësi, seksi ka më shumë gjasa të ndodhë kur të dyja palët nuk janë aq egoiste. Çiftet shumë seksuale nuk janë të përqendruara te vetja. Nuk ka të bëjë vetëm me një person apo tjetrin. Këto çifte dëgjojnë atë që i nevojitet njëri-tjetrit, veçanërisht kur bëhet fjalë për seksin. Ata janë të harmonizuar me zgjimin seksual të njëri-tjetrit dhe japin rezultat.

  1. Janë komodë me lëkurën e tyre

Të bësh më shumë seks do të thotë të kesh më shumë dashuri për veten, përpara se të bësh dashuri me dikë tjetër. Ata që ndihen rehat me trupat e tyre nuk varen nga mënyra sesi trupi i tyre duket, ndjehen apo nuhasin njëri-tjetrin. Ata ndihen të qetë me njëri-tjetrin, gjë që u lejon atyre të përfitojnë nga çdo mundësi për të qenë seksual.

  1. Kanë besim tek njëri-tjetri

Një tipar kyç që çiftet shumë seksuale kanë të përbashkët gjithashtu kontribuon në martesën e suksesshme: besimi. Nuk mund të jeni një çift shumë seksual dhe të keni probleme besimi. Besimi dhe intimiteti janë së bashku dhe nuk mund të kesh njërën pa tjetrën. Këto çifte kanë përballuar çdo çështje besimi, kështu që kjo është një pengesë më pak për intimitetin e tyre.

  1. Nuk mbeshteten nëse janë në humor për seks ose jo

Çiftet që angazhohen shpesh nuk mbështeten në të qenit “në humor”, sepse kjo mund të jetë diçka që ata rrallë e ndiejnë, veçanërisht kur fëmijët ose një orar i ngarkuar i punës janë pjesë e ditës. Nëse nuk jeni në humor, ndonjëherë një paralojë e vogël mund t’ju çojë atje. Kjo është veçanërisht e vërtetë për gratë, për të cilat zgjimi shpesh i paraprin dëshirës.

  1. Mezi presin të argëtohen

Çiftet që kanë qenë bashkë për një kohë të gjatë mund të ndiejnë se shkëndija seksuale fillon të zbehet, veçanërisht nëse koha e dhomës së tyre të gjumit kthehet në një rutinë të parashikueshme. Çiftet që janë shume aktivë seksuale argëtohen. Seksi nuk duhet të jetë super sensual. Seksi mund të jetë argëtues dhe flirt. Mund të ketë të qeshura. Ndonjëherë mënyra e natyrshme për të bërë seks është qesharake dhe zbavitëse – jepuni për këtë.

  1. Pranojnë se çfarë i eksiton

Pavarësisht se sa herë keni bërë seks me partnerin tuaj, ndonjëherë mund të jetë e vështirë të shprehni se çfarë është ajo që ju ndez, apo edhe çfarë do të donit më shumë. Një gjë që bëjnë çiftet shumë aktive është që gjatë seksit dhe intimitetit fizik, ata janë verbalë dhe të hapur. Para seksit, tregojini partnerit diçka personale, diçka intime për mënyrën se si ndiheni. Mund të jetë për çdo gjë. Thjesht tregoni se jeni të hapur. Kjo fillon komunikimin seksual menjëherë.

  1. Bëjnë seks për të rindezur lidhjen

Meqenëse marrëdhëniet mund të ngecin, të bësh seks të shpeshtë mund të rikthejë ndjenjën e përkushtimit dhe madje edhe lidhjen e fortë që të dy keni krijuar me kalimin e kohës. Çiftet me aktivitet të lartë seksual e shohin seksin si një mënyrë thjesht për t’u lidhur, edhe nëse është për një kohë të shkurtër. Shihni se çfarë ndodh nëse thjesht angazhoheni për të bërë seks çdo ditë për një javë, pa marrë parasysh çfarë. Nuk ka justifikime, thjesht bëjeni dhe shikoni se si kjo fillon të përmirësojë nivelin tuaj të intimitetit, vetëvlerësimin dhe lidhjen tuaj personale.

  1. Nuk janë kundër seksit të shpejtë

Gjetja e kohës për seks mund të fillojë ta bëjë aktin me partnerin tuaj diçka që ndihet si një punë e përditshme. Çiftet shumë seksuale përfitojnë nga akti “i shpejtë”. Seksi nuk duhet të jetë 20 ose 30 minuta. Një e shpejtë mund të jetë shumë e nxehtë dhe pasionante dhe mund të ndihet mirë.

  1. Kanë shumë gjëra të përbashkëta përvec seksit

Të kesh një dashuri të ndërsjellë për ta bërë nuk është gjithçka që çiftet aktive kanë të përbashkët. Ndarja e ndonjë hobi dhe interesave – ecja, aventura, udhëtimi dhe të ngjashme si këto – ndihmon në ruajtjen e pasionit seksual afatgjatë. Çiftet shumë seksuale gjithashtu priren të ndajnë vlerat thelbësore dhe sistemet e besimit. Në një mënyrë të përgjithshme ata priren të jenë në të njëjtën faqe me gjëra të tilla si feja, politika, financat, arsimi dhe të tjera të ngjashme.

Shpërndaje

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here