Zef Preçi: Ujësjellësat 2013-2020: një tabelë sa 1000 fjalë.

Eksperti i ekonomisë, z. Zef Preçi, ka reaguar sot në profilin e tij në Facebook mbi menaxhimin e ujësjellësit. Ai shkruan:

”Te dhenat e tabeles se meposhtme jane nxjerre nga raportet zyrtare vjetore te Entit Rregullator te Ujit (ERRU) per vitet 2013 dhe 2020.

Click to access Raporti_Vjetor_2013.pdf


Click to access Raporti_vjetor_2020.pdf

Disa perfundime te shpejta qe rezultojne te dhenat statistikore te raporteve te mesiperme jane:
– Mbulimi me uje eshte perkeqesuar me 5% ne shtate vjet, duke mbetur ne vazhdimesi rreth 1/5 e territorit e pa mbuluar me uje te pijshem.
– Mbulimi me kanalizime mbetet i pandryshuar ne shtate vjet (ku kane shkuar investimet dhe borxhet e ujesjellesve gjate kesaj periudhe???)
– Mbulimi i kostos operacionale dhe te menaxhimit eshte perkeqesuar dukshem, ndonese mbulimi i kostos totale shfaqet me permiresim. Nderkohe tarifat per njesi jane rritur sidomos per familjaret…
– Arketimet mbeten thuajse te pandryshuara, edhe pse niveli i matjeve eshte permiresuar dukshem.
– Uje pa te ardhura, perndyshe uje qe leshohet ne rrjet por qe nuk arrin te kthehet ne leke ne shoqerite e ujesjelles-kanalizimeve eshte treguesi me komprometues i eficiences se ketyre shoqerive dhe qe zhvlereson cfaredo propagande ne 3D rreth ketij sektori. Keshtu 2 ne cdo 3 litra uje te pijshem qe leshohen ne rrjet shkon “ne drejtim te paditur”, dmth eshte humbje financiare, te cilen qeveria (ne kete rast qeveria lokale, por me miratim te entit rregullator jua “shperndan me marifet” atyre qytetareve qyqare qe paguajne rregullisht faturat permes rritjes se nivelit te tarifes qe paguajne, ne vend qe kjo rritje te jete lidhur vetem me investimet e domosdoshme dhe ekonomikisht e justifikuar).
– Ne raportin e ERRU per 2020 raportohet nje permiresim te madh i eficienses se stafit (dmth numrit te punonjesve te ujesjelles-kanalizimeve per cdo 1000 lidhje perdoruesish te ujit), por qe sipas mendimit tim duhet pare se per cilet punonjes behet fjale (dmth a jane perfshire te gjithe punonjesit si dhe ne c’raport qendrojne stafet e punes ne terren dhe administrata, bordet e kushtueshme, keshilltaret duke perfshire ato mediatike, etj…).
– Nderkaq, zgjatja e kohes se furnizimit me uje per afor 2 ore e gjysem ne shtate vjet eshte nje hap perpara, por qe gjithsesi, sipas mendimit tim, nuk justifikon kurrsesi investimet e kryera ne kete sektor, per te cilat raportet ne fjale nuk ofrojne informacion zyrtar qe mund ta referojme ne kete koment).
– Nderkaq, ne Bashkine e Tiranes, ne vitin 2020 kundrejt vitit 2013 vihet re nje rritje jashtezakonisht e larte e tarifes per meter kub te ujit per familjaret (nga 45 ne 65 Leke/m3 ose 44,4%) si dhe dyfishimi i tarifes fikse per cdo klient ne muaj (nga 100 ne 200 leke/klient/muaj).
Ne kete menyre, mund te jepen pa fund leksione dhe propaganda ne 3D, por realiteti eshte tjeter dhe meriton te analizohet vecanerisht pjesa e investimeve ne kete sektor per te kuptuar se perse nuk eshte rritur kohezgjatja e furnizimit me uje te pijshem, per te permiresuar qeverisjen e tij, duke rritur eficiencsen e sektorit pa penalizuar padrejtesisht konsumatorin, sic edhe ka ndodhur vitet e fundit.”

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here