Zoti K. mbi problemet seksuale të meshkujve

Të dashur lexues,

Problemet e meshkujve që trajtuam herën e fundit, më sollën në inbox probleme të tjera. Uroj shumë që t’ju ndihmoj.

“Doktor, unë kam një problem me prishjen parakohe. Ma ka prishur lojën fare, sepse gjatë lojës përpara marrëdhënies jam shumë i dhënë dhe pasionant. Dhe fillojmë mirë derisa sa zgjat pak. Unë jam i mrekullueshëm në shtrat, atë e shikoj tek femra si lëviz dhe si më përgjigjet, por kur mbaron aq shpejt, une ngelem si gomar para saj. Dua të jem artist në krevat, dhe të përmbush kohën që kërkon dhe partnerja. Më pas kam frikë se do më ndodhë sërish, dhe përfundojmë që nuk e bëjmë prapë. Femrat duket që ikin shpejt nga apartamenti im, duke më lënë aty në heshtje. Më tregoni si ta zgjidh?” – Djali 27 vjec.

Zoti K: Frika jote është shumë e qartë edhe nga mënyra se si ne e perceptojmë maskulinitetin dhe presionin që i bëjmë si meshkuj njëri-tjetrit, për performancën në shtrat. Ne presim që ne si burra të jemi dashnorë të mëdhenj dhe të kënaqim partneret tona, megjithatë, shoqëria nuk na jep mjete apo edukim që ne të japim seks të paharrueshëm, shpërthyes dhe të qëndrueshëm në dhomën e gjumit. Disa burra heqin dorë nga marrëdhëniet, të paaftë për t’u përballur me turpin dhe sikletin. E konsultova me pacientet e mia për të marrë përshtypjet e tyre nëse kishin hasur gjëra të tilla me burrat e tyre dhe si e kishin zgjidhur mes tyre. Ja si m’u përgjigjën:

“Kur e bëmë për herë të parë, me burrin që jam e martuar tani, ai kishte ejakulim të parakohshëm,” thotë Krista, 31. “Ne punonim në të njëjtën zyrë, dhe pas natës së parë që bëmë seks ai nuk më foli për disa ditë. Unë më në fund u përballa në parkim me të duke i kërkuar llogari për evitimin. Ne patëm një bisedë të drejtpërdrejtë dhe ai pranoi se nuk kishte vajtur tek një mjek për këtë. Doli se në të vërtetë ishte një problem i thjeshtë – filloi të merrte mjekim për këtë. Por më vjen mirë që nuk e kishte kontrolluar këtë më herët, sepse ndoshta nuk do të ishte beqar kur ta takoja. :)”

“Unë fillova të dilja një herë me një djalë që nuk do të flinte me mua për disa muaj,” thotë Moza, 26. “Unë zakonisht nuk nxitoj me gjërat seksuale me partnerë të rinj, por mendova se sjellja ishte e çuditshme – deri në pikën sa arrita e pyeta se ku po shkonin gjërat, dhe nëse ai ishte apo jo në të vërtetë i interesuar për mua. Kur më në fund fjetëm së bashku, u bë jashtëzakonisht e qartë se arsyeja pse ai nuk po nxitonte për të bërë veprën ishte se ai mbaroi shumë shpejt. E bëri përsëri disa herë të tjera dhe e njëjta gjë vazhdoi të ndodhte – megjithëse zbulova se sa më shumë që pinim më parë aq më gjatë zgjati, edhe pse ende nuk ishte më shumë se përtej disa minutave. Isha e gatshme të provoja gjëra që na ndihmuan për këtë. Filluam me lojra, dhe unë tërhiqesha sapo ai fillonte dhe e pyesja për gjyshen. Kjo ndihmonte ta shtynte pak prishjen e menjëhershme, derisa ai u mësua me idenë dhe filloi ta përdorte vetë.”

Shpërndaje

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here