1 Milion Euro humbje çdo orë. Pas 32 vitesh, koronavirusi nxjerr Lufthansa-n nga Dax.

Prej thuajse 32 vitesh Lufthansa është pjesë e 30 sipërmarrjeve të Dax. Por nga 22 qershori, Lufthansa nuk do të jetë më pjesë e indeksin gjerman të aksioneve. Arsyeja: anullimi i qindra fluturimeve në ditë si rezultat i shpërthimit të pandemisë së COVID-19.
1 korriku i vitit 1988 do të  shënonte dhe themelimin e “Indeksit Gjerman të Aksioneve” datë në të cilën Lufthansa u bë pjesë e tij, si një ndër sipërmarrjet më me vlerë. Thuajse 32 vite qëndroi në Dax pavarësisht uljeve dhe ngritjeve të ekonomisë gjermane. Por përballja me krizën “Corona” i dha fund këtij rrugëtimi të përbashkët. Ndalimi i trafikut ajror bëri që Lufthansa të vendoset përballë një presioni gjigand. Me gjithë përpjekjet e qeverisë gjermane, e cila akordoi nga buxheti i saj një paketë ndihme në shumën 9 miliard Euro në këmbim të 20 përqind të aksioneve dhe dy posteve përfaqësuese në Bordin Mbikqyrës, nuk u evitua dot dalja e saj nga Dax.  Me një vlerë kapitalizimi në treg prej 4, 8 miliard Euro, Lufthansa nuk bën më pjesë në grupin e 30 sipërmarrjeve gjermane më me vlerë. Mdryshimi i Dax do të ekzekutohet më 22 qershor. Gjatë periudhës së mbylljes së fluturimeve humbjet e kompanisë Lufthansa raportohen të jenë 1 milion Euro çdo orë. /mendimi.al

Shpërndaje

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here