10 rregulla për parandalimin e kancerit.

Shumë njerëz  besojnë se kanceri është një sëmundje e trashëgueshme, që nuk mund të evitohet, por bota mjekësore beson në parandalimin e rrezikut nga kanceri.

Ja një listë me 10 rregulla që mund të shërbejnë për parandalimin e rrezikun të kancerit deri në 50%.

  1. Mos pini duhan. Duhani rrit rezikun e kancerit të mushkërive, bronkeve, trurit, vezikës urinare. Rreziku rritet kur duhani kombinohet me alkool.
  2. Aplikoni një kontroll (screening) për kancer rregullisht. Disa teste janë në gjendje të përcaktojnë një kancer në stadet e para ose para se të formohen qelizat tumorale.

Zorra: Kërkimi i gjakut të fshehtë ne feҫe. Këshillohet ҫdo dy vjet në personat 50-69 vjeҫ. Rektosigmoidoskopia mund të bëhet në moshën 50-69 vjeҫ.

Gjiri: Mammografia në 45-69 vjeҫ. Parashikohet të bëhet cdo 1-2 vjet.

Prostata: PSA kur përshkruhet nga mjeku.

Qafa e mitrës: Pap-test ҫdo tre vjet në gratë e moshës i 25-65  vjeҫ. HPV rekomandohet si alternativë në gratë  30-35 vjeҫ ҫdo 5 vjet.

Lëkura: Pacientë të veҫantë mund të rekomandohen nga mjeku për të bërë kontrolle të veҫanta tek dermatologu.

3. Kujdes në përdorimin e alkoolit. Alkooli rrit rrezikun në kancerin e gjirit, ezofagut, zorrës, pankreasit, trurit dhe gojës. Sidomos kur kalohen sasitë e rekomanduara: 20 g  alkool  në ditë (dy gota verë nga125 ml për meshkujt dhe 10 gr në ditë për femrat).

4. Ruaj lëkurën nga rrezet e diellit. Përdor mbrojtës nga dielli, mbulo kokën me kapele dhe përdor syze dielli. Evitoni llambat solare si të rrezikëshme.

5. Ndiq një stil jetese aktiv dhe të shëndetshëm. Studimet tregojnë se një aktivitet i moderuar fizik 3-4 orë në javë redukton rrezikun e kancerit në 30-50%.

6. Mbani nën kontroll peshën. Personat mbi peshë rrezikojnë për kancer të zorrës, gjirit, pankreasit, mëlҫisë, prostatës dhe leuҫemisë.

7. Evitoni terapinë hormonale për menopauzën. Ky mjekim hormonal mund të rritë rrezikun për kancer të gjirit, mitrës dhe vezores.

8. Merrni në konsideratë disa veprime mjekësore që reduktojnë kancerin. P.sh. vaksina për virusin HPV  ka demostruar efikasitet të madh në pakësimin e kancerit në qafën e mitrës.

9. Evitoni ekspozimin kundrejt substancave kancerogjene. Disa lëndë kimike shkaktojnë kancer për këtë egzistojnë lista me lëndët kancerogjene, të cilave  duhet t’u shmangemi. Ekspozimi në rrezet X i fëmijëve dhe i të rinjëve mund të evitohen.

10. Ndiqni një dietë që redukton rrezikun e kancerit. Kanceri i zorrës duket se pakësohet nga ulja e përdorimit të mishit të kuq dhe sallamrave. Konsumoni shumë fruta dhe perime të pasura me fibra dhe vitamina. Reduktoni ushqimet që përmbajnë shumë kalori si: ëmbëlsirat, miellrat e rafinuar, sheqerin, patatinat dhe yndyrnat. Konsumoni ushqime që përmbajnë calcium dhe vitaminë D, shumë të rëndësishëm për shendetin. /mendimi.al

 

 

Shpërndaje

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here