Jeni fansa të filmave? BBC ju sugjeron 10 seriale që mund ti shijoni gjatë muajit shkurt.
Bel-Air
The Fresh Prince of Bel-Air ishte një nga sit-kom-et më të famshme të viteve ’90, duke e kthyer yllin e tij, Uill Smith, në një nga emrat më të mirë të Hollivudit dhe duke e kthyer “The Carlton” në një kërcim që shihej në dasma, klabe apo edhe në Dancing with the stars.
Në 2019, Morgan Kuper ngarkoi në YouTube një trailer të riimagjinuar të sit-kom-it në një dramë, ku jeta e Uillit është kthyer përmbys. Kjo u bë realitet nga Uill Smith dhe Morgan Kuper, ku në ditët e sotme, gjurmohet udhëtimi i Uill nga rrugët e Filadelfias Perëndimore në kodrat e Bel-Air, si dhe tronditjen kulturore që ai përjeton. Shikoni trailerin këtu.
Bel-Air ka premierën në 13 Shkurt në Peacock SHBA dhe në 14 shkurt në Sky/Now TV në Mbretërinë e Bashkuar.
Starstruck
Rom-kom i shkëlqyer i Rose Matafeos rreth rënies aksidentale në dashuri me një yll të famshëm ndërkombëtar, i cili mori çmimin si një nga shfaqjet më të mira televizive të BBC Culture në 2021, është rikthyer për një sezon të dytë. Xhesi, me origjinë nga Zelanda e Re, e cila jeton në Londër dhe është totalisht e pafat, mundohet të mbijetojë larg shtëpisë duke bërë disa punë dhe sigurisht: duke shkuar në takime.
Sezoni i parë përfundoi me Xhesin dhe Tom, bukuroshin e saj të famshëm, që vendosën t’i jepnin një shans njëri – tjetrit, por tani Xhesit i duhet të përballet me realitetin e këtij vendimi.
Sezoni i dytë i Starstruck e kishte premierën më 7 shkurt në BBC Three dhe BBC iPlayer.
Pam & Tommy
Në 1995, kaseta seksuale e çiftit të sapomartuar Pamela Anderson dhe Tommy Lee u vodh dhe u ngarkua në internet. Rasti u shndërrua në një nga historitë më të mëdha e më të famshme të dekadës dhe tani, 27 vite më vonë, është riimagjinuar si mini-serial.
Pam & Tommy është një histori dashurie, krimi dhe një përrallë, por jo pa polemika, pasi Pamela Anderson nuk e ka dhënë pëlqimin e saj mbi shfaqjen. Shikoni trailerin këtu.
Tre episodet e para të Pam & Tommy mund t’i ndiqni në Hulu në SHBA dhe Disney+ në Mbretërinë e Bashkuar.
Reacher
Nëse ju pëlqejnë romanet thriller, me shumë gjasa keni lexuar një histori të Jack Reacher…nëse jo, duhet ta lexoni. Sipas Forbes, më shumë se 100 milionë kopje janë shitur të 26 librave të Jack Reacher shkruar nga Lee Child, të cilat janë përkthyer në 49 gjuhë.
Jack Reacher është një hetues ushtarak në pension, i cili bën një jetë nomade duke lëvizur nga qyteti në qytet, duke mbajtur me vete vetëm gjërat e domosdoshme.
Në këtë serial, Jack Reacher sapo ka lënë ushtrinë dhe shfaqet në një qytet të qetë kur befas arrestohet për vrasje. Tani, i duhet të provojë pafajësinë e tij në të vetmen mënyrë që ai di. Shikoni trailerin këtu.
Reacher u publikua më 4 shkurt në Prime Video.
Inventing Anna
Historia e Anna Delvey, e njohur si Anna Sorokin, por e njohur edhe si “Trashëgimtarja e rremë”, mbërtheu botën në vitin 2019 kur ajo u shpall fajtore për mashtrimin e bankave, hotelierëve dhe miqve me qindra mijëra dollarë. Ajo u shtir si një trashëgimtare gjermane, u përpoq të merrte një kredi, bëri shpenzime të pafundme dhe jetoi në një hotel luksoz, duke e rrethuar veten me njerëz të pasur e të fuqishëm, të cilët ishin mashtruar për identitetin e saj.
Inventing Anna e ka premierën e saj në 11 shkurt në Netflix.
Super Pumped: The battle for Uber
Nga erdhi Uber? Një ditë, ne i ndalonim taksitë sipas metodës së vjetër, me duar, këmbë e fishkëllima, kur krejt papritur, ne mund të porosisnim një taksi nëpërmjet një aplikacioni.
Travis Kalanick, bashkëthemelues dhe ish-CEO i Uber, një nga gjigandët e Silicon Valley, dha dorëheqjen pas një sërë skandalesh që përfshinin ngacmime seksuale dhe kulturën macho të kompanisë. Libri me të njëjtin emër i gazetarit Mike Isaac tregon shkëlqimin dhe rënien e Kalanick. Shikoni trailerin këtu.
Super Pumped: The Battle for Uber e ka premierën e saj në 27 shkurt në Amerikë.
Murderville
Ndonjëherë, komplotet e vrasjeve mund të jenë aq skandaloze, sa duket sikur aktorët thjesht po e shpikin ndërkohë që luajnë rolin. Epo, në Murderville kjo ndodh vërtetë. Përshtatur nga komedia e BBC-së “Vrasje në Successville”, një dedektivi i duhet të zgjidhë një vrasje misterioze me një koleg i cili nuk ka skenar apo ide se si do të rrjedhë historia. Mund të shikoni trailerin këtu, ndërsa Murderville mund ta ndiqni në Netflix.
Killing Eve
Për tri sezone, Eve dhe Villanelle kanë ndjekur njëri – tjetrin, dhe në këtë sezon të katërt, që me shumë gjasa është dhe i fundit, ka shumë mundësi të ketë një fund shpërthyer për armiqtë vrasës. Në fund të sezonit të tretë, Eve dhe Villanelle ranë dakord që të mos shiheshin më kurrë, një vendim që duket i pamundur duke pasur parasysh historinë midis të dyve. Kur producentja e Killing Eve u pyet se çfarë duhet të presin shikuesit nga ky sezon i katërt, në Entertainment Weekly ajo tha: “Çfarë bëni kur e pranoni me veten tuaj që ekziston një errësirë të cilën nuk mund ta shtyni më poshtë? Kjo është diçka tipike e Eve.”
Shikoni trailerin këtu, ndërsa premierën mund ta ndiqni në 27 shkurt në BBC America dhe AMC+ në SHBA.
Vikings: Valhalla
Pranvera e 2022 duhet të jetë sezoni i vikingëve. Valhalla, 100 vite pas përfundimit të serisë origjinale, do të vazhdojë të lërë gjurmën e saj në histori nëpërmjet trillimit, duke eksploruar jetën e vikingëve të famshëm dhe famëkeq, në një seri të mbushur me aksion.
Vikings: Valhalla e ka premierën më 25 shkurt në Netflix.
Shikoni trailerin këtu.
Severance
Një nga projektet më intriguese të Apple TV+ të kohëve të fundit është ky thriller psikologjik në vendin e punës, rreth një korporate, punonjësit e së cilës kanë rënë dakord që t’i nënshtrohen një procedure ndërprerjeje, ku kujtimet e tyre ndahen. Kjo do të thotë se kur ata janë në punë, ata nuk mund të mbajnë mend asgjë nga jeta e tyre personale dhe sapo dalin nga zyra, çdo kujtim i punës së tyre është zhdukur.
I cilësuar si një eksperiment i ekuilibrit punë-jetë, ky serial duket sikur shkon përtej, duke pyetur se çfarë lloj vendi pune, apo person, do t’i nënshtrohej këtij trajtimi? Shikoni trailerin këtu.
Dy seritë e para të Severance do të dalin në 18 shkurt në Apple TV+.
Burimi: BBC Culture