Një nga burimet më të mëdha të stresit është marrja me njerëz toksikë. Studimet tregojnë se kjo energji e keqe mund të sjellë probleme serioze. Studimet kanë gjetur se ekspozimi ndaj stimujve që shkaktojnë emocione negative të forta është i njëjtë me emocionet e përballjes me njerëz toksikë. Ato shkaktojnë në tru përgjigje masive të stresit. Ka një mënyrë për t’i menaxhuar këto personalitete: Rri larg tyre!
Këto janë karakteristikat e personaliteteve që klasifikohen si toksike:
- Bëjnë thashetheme. Thashethemexhinjtë kënaqen duke u marrë me dështimet e të tjerëve.
- Kanë temperament. Disa nuk kanë fare kontroll mbi emocionet e tyre. Shpesh ata i përdorin të tjerët si wc emocionale. Duhen shmangur me cdo kosto!
- Viktimat. Janë të vështirë për t’u identifikuar sepse ata krijojnë empati si pasojë e problemeve të tyre. Por shpejt kuptohet se koha për të cilën ata kanë nevojë, është e gjithë koha juaj.
- Të vetëmbushur. Këta të mërzisin me distancën pa pasion që mbajnë më të tjerët. Kuptohet lehtësisht kur je duke qëndruar me njerëz të vetëmbushur sepse fillon të ndjehesh krejtësisht vetëm. Kjo ndodh sepse mes jush dhe tyre nuk ka lidhje emocionale. Je thjesht një vegël që ndërton vetëvlerësimin e tyre.
- Ziliqarë. Kalimi i shumë kohe me ziliqarë është i rrezikshëm sepse i bën arritjet tuaja të duken të vogla dhe të kota.
- Manipulatorë. Manipulatorët thithin kohë dhe energji përmes fasadës së miqësisë. Ata e dinë se ҫfarë ju pëlqen, ҫfarë ju bën të lumtur dhe se ҫfarë ju duket e gëzueshme, por diferenca është se ata e përdorin këtë informacion si pjesë të një axhende të fshehur.
- Dementorë. Sipas serive të “Harry Poter” me autor J. K. Rowling, Dementorët janë krijesa të këqija të cilat thithin shpirtin e njerëzve nga trupi i tyre duke i lënë ata si një guackë bosh. Sapo një Dementor hyn në një dhomë, dhoma errësohet, njerëzit ftohen, dhe ata fillojnë të kujtohen për ngjarje negative. Dementorët marrin jetë duke shkarkuar negativitetin dhe pesimizmin e tyre mbi ҫdo person që takojnë. Ata shohin gjysmën e gotës bosh dhe emetojnë frikë që në fillim të situatave.
- Allasoj. Ka disa njerëz toksikë të cilët kanë qëllime të këqija të cilat vijnë prej kënaqësisë që ata marrin nga dhimbja dhe keq-ndjerja e të tjerëve. Ata janë aty për të të lënduar, për të të bërë që të ndjehesh keq ose për të marrë dicka nga ty, në të kundërt ata nuk shfaqin interes për ty. Gjëja e mirë e këtij lloj tipi është se mund t’i kuptoni shumë shpejt qëllimet e tyre, gjë që ju bën t’i nxirrni shumë shpejt nga jeta juaj.
- Gjykues. Këta tregojnë shpejt e shpejt ҫfarë është e mirë apo e keqe. Kanë një mënyrë të tyren për t’i marrë gjërat që ju apasionojnë dhe të të bëjnë të ndjehesh keq për to. Në vend që t’i vlerësojnë dhe të mësojnë nga të tjerët, gjykuesit merren me të tjerët. Personat gjykues e cënojnë dëshirën tuaj për të qenë pasionantë dhe ekspresivë, kështu që është më mirë të lini në punën e tyre dhe të vazhdoni të jeni vetja.
- Arrogant. Njerëzit arrogantë janë humbje kohe sepse ata e shohin gjithҫka që bëni si një sfidë personale. Arroganca është vetëbesim fals dhe gjithmonë maskon pasiguri të mëdha.
Si ta mbroni veten pasi i keni identifkuar njerëzit toksikë?
Njerëzit toksikë të bëjnë nervozë sepse sjellja e tyre është tepër iracionale. Gjëja e duhur për t’u bërë është të mos përziheni emocionalisht në vorbullën e tyre. Distancohuni prej tyre emocionalisht. Ju nuk duhet ti përgjigjeni kaosit të tyre emocional, vetëm fakteve. Mbajtja e distancës emocionale kërkon vigjilencë. Shumë njerëz të cilët jetojnë me persona toksikë mendojnë se është e pamundur ta kontrollojnë atë kaos. Në fakt, kjo është larg të vërtetës.
Nëse e keni identifikuar një person toksik, e keni më të thjesht ta parashikoni sjelljen e tij/saj. Kjo do t’ju pajisë me mendime racionale se kur do të merreni me të e kur jo. Duhet të vendosni kufinj, por duhet ta bëni këtë më ndërgjegje dhe në mënyrë proaktive. Nëse i lini gjërat në rrjedhë të natyrëshme, do ta gjeni veten të mbërthyer në biseda të vështira. Nëse vendosni kufi, do ta keni më të lehtë të kontrolloni kaosin. /mendimi.al