Egzistojnë situata në të cilat gjendemi shpesh të vetmuar duke nisur që nga energjia që përçojmë, tek personaliteti që kemi e deri tek atmosfera që krijojmë në jetë. Ata që kanë personalitet më të thellë, gjasat janë që ata po i trembin njerëzit rreth tyre.
Idea e këtij shkrimi të www.awarenessact.com, nuk është që njerëzit me personalitet të thellë ta ndryshojnë atë; ata janë një diamant i rrallë, të ndershëm, të besueshëm, tipa që mendojnë përpara. Janë këto tipare ato që e bëjnë botën një vend më të mirë. Sidoqoftë, jo të gjithë do ta kuptojnë se si punon mendja juaj. Ka shumë njerëz që duan më pak dhe intensiteti i këtij lloj personaliteti, mund të krijojë ndjenjën e kërcënimit.
Ja cilat mund të jenë shenjat e një personaliteti që i frikëson të tjerët:
1-Jeni të ndershëm ndaj një gabimi.
Ndershmëria vjen e para. Megjithëse mund të keni një bashkëbisedim jokomod, ju i referoheni gjithmonë të vërtetës. Përgatituni që jo çdokush që takoni është gati ta dëgjojë të vërtetën.
2-Jeni zgjidhës problemesh e jo gëlltitës i tyre.
Nëse jeni në një situatë të vështrë, nuk jeni tipi i njeriut që rrini kot duke gëlltitur problemin.
3-Ju nuk keni frikë nga intimiteti. Eshtë surprizuese se sa shumë njerëz e dinë sot rëndësinë e intimitetit dhe se sa të turpshëm shfaqen ata kur janë përpara një mundësie. Eshtë e qartë se intimiteti është i disa niveleve duke përfshirë nivelin romantik, por edhe atë të miqësisë dhe lidhjeve familjare. Kjo përfshin veprime si një përqafim apo një rrahje e shpatullave.
4-Ju e bëni gjithcka me shumë thellësi.
E jetoni jetën plotësisht. Kjo bën që të jetoni më një intensitet të tillë të vështirë për tu kuptuar.
5-Bëni shumë pyetje. Edhe pse kjo mund të duket sikur po i merrni në pyetje, qëllimi është thjesht se ju doni t’i njihni më shumë ata. Ju nuk pyesni për arsye manipuluese ose se doni ta përdorni më vonë informacionin, por se thjesht në mënyrë të çiltër doni t’i kuptoni të tjerët më mirë.
6-Refuzoni ta shpenzoni kohën duke pritur të tjerët. Sigurisht ju e kuptoni rëndësinë e shoqërise, por kur dikush e shpenzon kohën tuaj duke ju lënë të prisni, natyrisht keni gjëra më të mira për të bërë. Ju do të largoheni qetësisht duke ia përkushtuar kohën dhe energjinë atyre që janë gati.
7-Jeni si një dedektor gënjeshtrash. Kur dikush po tregohet i pasinqertë dhe i pandershëm, në mendjen tuaj ndizet një dritë e kuqe sinjalizuese që ata po e “bëjnë baltë”. Si një njeri që e vlerëson ndërshmërinë, për ju nuk ka më keq se sa një që thotë gënjeshtra. Ju nuk keni interes të rrini me persona që ju thonë të pavërteta.
8-Jeni shumë mendjehapur. Ju jeni të hapur që të kuptoni ide të reja, koncepte dhe rrugë të reja të të jetuarit. Ju mund të mos bini dakord me to, por jeni gjithmonë me dëshirën për të mësuar.
9-Keni gjithmonë një ide të qartë të asaj që doni. Në çdo situatë që hyni, e bëni gjithçka duke e parë fundin dhe refuzoni të merrni më pak.
10-Jeni një krijesë e axhendës. Vendosja e orareve dhe konsistenca janë miqtë tuaj duke krijuar një bazë të parashikueshme dhe solide mbi të cilat mund të ndërtoni jetën.
11-Nuk keni interes për marrëdhëniet sipërfaqësore. Ju nuk jeni tipi i njeriut që shijon one-night-stand ose raportet rastësore. Ju doni që të lidheni me dikë në nivel të thellë, duke vendosur një marrëdhënie me kuptim, dhe çdo gjë më pak se kjo është humbje kohe sipas mendimit tuaj.
Këto janë disa nga shenjat e një personaliteti i cili edhe pse mund të jetë i bukur, mund të frikësojë shumë njerëz. Për këtë do t’ju duhet të silleni në mënyrë më të mencur duke bërë që disa nga këto cilësi që keni të mos i shfaqni menjëherë. /mendimi.al