Si është e mundur që disa njerëz janë të suksesshëm dhe arrijnë të bëjnë kaq shumë ndërsa të tjerë vetëm sa rrahin ujë?
Një aspekt është mënyra e të menduarit: diferenca mes amatorëve dhe profesionistëve.
Shumica janë amatorë.
Ja cilat janë disa diferencat mes amatorëve dhe profesionistëve:
1- Amatorët ndalojnë kur ata e kanë arritur diҫka. Profesionistët e kuptojnë se arritja e parë është thjesht fillimi.
2- Amatorët kanë një qëllim. Profesionistët kanë një proҫes.
3- Amatorët mendojnë se janë të mirë në gjithҫka. Profesionistët i njohin rrathët e tyre të kompetencave.
4- Amatorët e shohin feedback-un si një kritikë personale. Profesionistët e dinë që ata kanë pika të dobëta dhe e kërkojnë kritikën e menduar mirë.
5- Amatorët i japin vlerë performancës së izoluar. Profesionistët vlerësojnë qëndrueshmërinë.
6- Amatorët dorëzohen në pengesën e parë dhe supozojnë që janë dështime. Profesionistët e shohin dështimin si pjesë të rrugës për t’u rritur dhe përmirësuar.
7- Amatorët fokusohen të gjejnë cilat janë dobësitë e tyre dhe t’i përmirësojnë ato. Profesonistët fokusohen në fuqitë e tyre dhe në gjetjen e njerëzve që janë të fortë atje ku ata vetë janë të dobët.
8- Amatorët fokusohen në të pasurit të drejtë. Profesionistët fokusohen në marrjen e rezultateve më të mira.
9- Amatorët fokusohen në fundosjen e njerëzve. Profesionistët fokusohen në të bërin e cdonjërit më të mirë.
10- Amatorët marrin vendime në komitete dhe kështu nuk ka person përgjegjës nëse gjërat shkojnë keq. Profesionistët i marrin vendimet si individë dhe i pranojnë përgjegjësitë.
11- Amatorët ecin më shpejt. Profesionistët shkojnë më larg.
12- Amatorët shkojnë me idenë që u vjen e para. Profesionistët e dinë që idea e parë rrallë qëllon të jetë idea më e mirë.
13- Amatorët mendojnë në terma absolutë. Profesionistët mendojnë me probabilitet.
14- Amatorët mendojnë se mosmarrëveshjet janë kërcënime. Profesionistët i shohin mosmarrëveshjet si një mundësi për të mësuar./mendimi.al