5 të mira që trupi përfiton kur lini alkoolin për 30 ditë

Konsumimi i alkoolit është bërë trend. Edhe pse do ishte më e preferueshme që të mos e konsumonit fare atë, a e dini se po të hiqni dorë nga alkooli qoftë dhe për 30 ditë, mund të keni shumë përfitime për shëndetin fizik dhe mendor? Bëni një sfidë me veten herë pas here dhe lexoni më poshtë pesë përfitimet kryesore.

1. Përmirësimi i mëlçisë
Konsumimi i rregullt i alkoolit ka një efekt negativ në mëlçi. Pirja ndikon negativisht në qelizat e mëlçisë dhe mund të çojë në sëmundje të mëlçisë. Duke mos pirë, mëlçia ka mundësinë të rigjenerohet dhe të përmirësojë funksionin e saj.

2. Një gjumë më i mirë i natës
Mos konsumimi i alkoolit çon në gjumë më të mirë dhe gjumi më i mirë çon në përmirësimin e shëndetit të përgjithshëm. Kur alkooli konsumohet afër kohës kur shkoni në shtrat gjatë natës, gjumi cilësor mund të ndërpritet.

3. Humbje peshe
Pirja e tepërt mund të çojë në shtim në peshë, kështu që e kundërta vlen kur hiqni alkoolin nga sistemi juaj. Alkooli ngadalëson metabolizmin tuaj dhe është jashtëzakonisht i lartë në kalori.

4. Tretje më e mirë
Ashtu si pirja e alkoolit mund të shkaktojë inflamacion në mëlçi, gjithashtu mund të shkaktojë inflamacion të mukozës së stomakut. Heqja dorë për 30 ditë nga alkooli mund të rregullojë sistemin tuaj tretës.

5. Përmirësime në funksionin e trurit
Alkooli dëmton trurin dhe mund të shkaktojë dëme afatshkurtëra, të tilla si vendimmarrja e dobët dhe dëmtime afatgjata si problemet e kujtesës. Pirja e tepërt mund të ndikojë humorin tuaj, duke ju bërë të ndiheni të shqetësuar dhe të mjegulluar.

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Shpërndaje

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here