9 shenja që tek ti ka energji negative.

Energjia negative tek njeriu është një gjë që të sjell vërtet bezdi. Duket si një pikë tepër e ulët e humorit tek ju dhe pastaj edhe tek ata që ju rrethojnë. E ndjejmë energjinë negative tek vetja sa herë që nuk kemi nivelin e zakonshëm të gëzimit, dhe këtë e vënë re edhe njerëzit që na rrethojnë. Gjatë ditës ndjejmë një efekt ngjitës ku marrim ose japin gëzimin apo shqetësimin tek të tjerët.

Ja disa shenja se mund të kemi ngarkesë të energjisë negative:

1- Dallon energjinë negative tek të tjerët.

Ne pasqyrojmë gjuhën e trupit dhe energjinë e njëri-tjetrit. Në rastet kur ndjejmë prezencën e energjisë negative tek të tjerët, duhet të bëjmë kujdes sepse mund të jemi vetë ne burimi i saj. Mund të tentojmë ta ndryshojmë atë duke ndryshuar mënyrën se si po sillemi me të tjerët. Nëse ndjeni se në ambjentin tuaj ka energji negative, tregojuni të ndershëm, kërkoni leje për tu larguar për në tualet apo për një ecje.

2- Punoni vonë gjatë natës.

Stresi dhe marrja e punës në shtëpi mund të jetë burim i energjisë negative për shkak të ezaurimit psikologjik.

3- Ambjenti ku jetoni është i komplikuar.

Kur jetoni me të tjerë, është e thjeshtë të kuptoni se kur ata janë të shqetësuar, të mërzitur apo të sëmurë. Kur jeton me një shok apo shoqe në dhomë, energjia negative mund të prodhohet edhe thjesht nga oraret e ndryshme që ju keni. Ndërsa në rastin e bashkëjetesës ajo mund të vijë nga zakonet e ndryshme që kanë partnerët.

4- Krahason veten me të tjerët.

Ne e krahasojmë veten në mënyrë të vazhdueshme me të tjerët mbi ato që kemi arritur apo nuk kemi arritur. Ne vend që të jetoni në pjesën sipërfaqësore të gjërave, thellohuni më shumë në aspekte të vlerave, respektit për të tjerët që ju keni dhe dinjitetit.

5- Oraret tuaja janë shumë të ngjeshura.

Kur vraponi sa në një vend në tjetrin në orare të ngjeshura, ankthi dhe negativiteti nuk ju rrinë dot larg. Nëse ndjen këtë presion, është koha për të ndaluar e për të gjetur një moment ku bën dicka që të ndricon.

6- Jeni depresivë.

Depresioni nuk është refuzimi i të qënurit pozitiv apo mungesë dëshire për tu përfshirë në aktivitete të gëzuara. Natyra e sëmundjes lidhet me pafuqinë e njeriut për ta detyruar veten të jetë i gëzuar apo për ta motivuar atë dhe që lidhet me mosfunksionimin e sistemit rregullues të serotoninës. Duhet kontaktuar mjeku.

7- Jeni shumë emocionalë.

Nëse e ndjeni veten shpesh të kapur nga emocionet, e sigurt që do të keni ankth dhe negativitet. Kur ju e ndjeni se po ngarkoheni nga emocionet, zemra po ju rreth më shpejt dhe duart po ju djerësiten, në vend që të përpiqeni ti largoni emocionet, pranojini ato dhe lërini të kalojnë në trup si një valë.

8- Kaloni shumë kohë në Facebook.

Kalimi i kohës së gjatë në media sociale shkakton ankth dhe nervozizëm sepse ngjall zili dhe xhelozi për jetët e të tjerëve. Vendosini kufi kohës në mediat sociale që të ndjeheni më të lumtur gjatë ditës. Koha e përgjithshme e rekomanduar është 2 orë në ditë, por kjo varet nga njeriu.

9- Bisedat tuaja me veten janë negative.

Bisedat negative me veten sit ë thënat “nuk e bëj dot këtë” apo “dukem e shëndoshë më këto pantallona” ju largojnë nga ndjenjat optimiste të ditës. Vendosja e objektivave gjatë ditës dhe pasja e mantrave mund të mbajë larg energjinë negative. /mendimi.al

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here