Dr. Sam Robbins në një video shpjegon këndvështrimin e tij në lidhje me atë që po ndodh me pandeminë e COVID-19. Ja cfarë thotë ai:
”Kohët e fundit të gjithë jemi në panik për situatën të cilën bota po kalon për shkak të Covid-19 por në fund të fundit duhet të kuptojmë që shumë prej nesh do të kenë thjesht simptoma si ato të gripit, të tjerë ndoshta pak më të rënda, por e rëndësishme është që vetëm një përqindje mjaft e vogël mund të humbin jetën. Por çfarë kanë të gjitha këto vdekje të përbashkët? Personat të cilët humbin jetën zakonisht kanë një sistem mjaft të dobët imunitar ose sëmundje të tjera të pashërueshme si tumore, diabet ose sëmundje kardiake në të kaluarën.Gjithashtu individët më të vjetër se 50 vjeç, e aq më tepër më të vjetër se 70 janë shumë herë më të rrezikuar nga Covid-19. Pse ndodh kjo? Për arsyen e thjeshtë sepe në një moshë të tillë sasia e hormoneve në trup është mjaft e ulët gjë që sjell një sistem të dobët imunitar. Por edhe moshat e reja mund të përballen me forma më të rënda të virusit. Kushuriri im i cili punon në spital më tregoi se një pacient 37-vjeçar kishte humbur jetën në spitalin e tij, por ai gjithashtu më tha se ky pacient ishte obez dhe konsumonte cigare-elektronike çdo ditë, kështu që mushkëritë e tij ishin mjaft të dobta dhe mund të themi qartazi se ai nuk jetonte një jetë të shëndetshme. Megjithatë diçka mjaft interesante është se 76% e të vdekurve kishin presion të lartë gjaku. Pra 99% e viktimave patën një sistem të dobët imunitar dhe 76% e tyre vuanin nga hiper-tensioni. Fatkeqsisht rreth 50% e të rriturve në SHBA kanë hiper-tension. 25% e tyre marrin medikament për këtë problem shëndetsor ndërsa pjesa tjetër vuajnë nga hiper-tensioni dhe as nuk e dinë. Kjo është arsyeja se pse hipertensioni është quajtur ndryshe ‘vrasësi i heshtur’. Kjo analizë u krye pa marrë në llogari qindra miliona njerëz të tjerë individët të cilët kanë pre-hipertension i cili është pak më lartë se norma që një njeri duhet të ketë normalisht. Gjithashtu këta njerëz kanë potencial më të madh për tu sëmurur nga koronavirusi ose aq më keq për të vdekur. Ironikisht barnat e hiper-tensionit mendohet të rrisin rrezikun e sëmundjes pasi e bëjnë atë të sulmojë mushkëritë më shpejt dhe më fort. Kjo është arsyeja pse mjekët mendojnë se individët me hipertension janë më të rezikuar nga Covid-19. Prandaj e këshillueshme është që njerëzit të përpiqen ta kurojnë veten me anë të dietës ushqimore dhe aktivitetit fizik gjë që në rastin e hiper-tensionit është objetiv mjaft i arritshëm.
Tani për sa i përket infeksioneve të mushkërisë si pneumonia, komplikacion mjaft i shpeshtë i Covid-19. Ajo mund të sjellë mbingarkim të sistemit kardio-vaskular dhe kjo është një arsye sepse individët me hiper-tension janë më të rrezikuar. Ky komplikacion gjithashtu mund ta sulmojë zemrën tuaj në mënyrë direkte gjë e cila mund të jetë mjaft e rrezikshme nëse ajo është e dobët për shkak të presionit të lartë të gjakut, arterieve të ngushtuara ose niveleve të larta të kolesterolit. Virusi gjithashtu shkakton inflamacion tek zemra ose mushkëritë gjë që vështirëson frymëmarrjen dhe punën e zemrës. Gjithashtu në rastin e arterieve koronareve të ngushtuara nga pllaka yndyrore, gjë e cila është mjaft e shpeshtë në njerëzit mbipeshë, ata që nuk ushtrohen shpesh, nuk ushqehen shëndetshëm ose tek moshat mbi 45 vjeç. Koronavirusi e implikon situatën deri në atak kardiak. Ç’mund të bëjmë për këtë?
Së pari duhet të përmirësojmë shëndetin dhe sistemin imunitar pasi ky i fundit është çelësi i parandalimit të shumicës së sëmundjeve. Më specifikisht ju duhet të forconi mushkëritë dhe zemrën, të ulni nivelin e sheqerit dhe yndyrnave në gjak si dhe të përmirësoni sistemin e qarkullimit të gjakut.
Një mënyrë tjetër për të ndihmuar në përballmin e sëmundjes sa më lehtë është duke minimizuar stresin dhe panikun gjë e cila arrihet duke mos dëgjuar çdo gjë që mediat thonë dhe duke mos u shqetësuar për gjëra të cilat nuk i kemi në dorë. Ajo çka ne mund të bëjmë është të mbajmë higjenën, të lajmë duart sa më shpesh në mënyrë të rregullt, të zbatojmë me sa më përpikmëri rregullat e vetë-karantinimit dhe e gjithë kjo do të mbetet thjesht në kujtimet tona.
Qëndroni të qetë, Bëhuni pozitiv dhe çdo gjë do të shkojë siç duhet.” /mendimi.al