A dhunojnë njerëz ata që dhunojnë kafshët? Ja çfarë tregojnë studimet.

D.Malaj, R. Doko, O. Xhaferri

Që në vitin 1975, filozofi John Locke, vërejti se abuzimi ndaj kafshëve mund të sjellë dhunë ndaj njerëzimit. Ai shprehej se: “Ata që pësojnë kënaqësi nga vuajtja e një krijese inferiore, nuk do të jenë më të mëshirshëm ndaj llojit të tyre”. (Cit. Locke,1999). Më pas, antropologu Margaret Mead, gjithashtu tha se: “Abuzimi ndaj kafshëve në fëmijëri, mund të jetë një shenjë paraprirëse e një adulti dhunues”. (Cit. Margaret Mead, 1994).

Abuzimi ndaj kafshëve përkufizohet nga Ascione si: “Një sjellje sociale e papranueshme që qëllimisht shkakton dhimnbje, vuajtje apo shqetësim të panevojshëm dhe/ose vdekjen/ngordhjen e një kafshe”. (Cit. Ascione dhe Arkow, 1999).

Kafshët shtëpiake, tashmë, janë kthyer në pjestarë të familjes. Mënyra se si i trajtojmë kafshët është mënyra se si trajtojmë njëri-tjetrin. Nëse në një familje ushtrohet dhunë, nga ajo nuk përjashtohen as kafshët. Kjo është një çështje që prek jo vetëm mirëqënien e kafshëve, por të gjithë shoqërisë. Kushdo që sot dhunon një kafshë sepse e sheh si një krijesë inferiore, nesër dhunon në po të njëjtën mënyrë një njeri. Tashmë, dhuna ndaj kafshëve njihet si pararendëse e dhunës ndaj njerëzve. Nga ana tjetër, personeli që ndihmon njerëzit e abuzuar, po e sheh si dobi shoqërimin me kafshë të viktimave, veçanërisht, fëmijëve si një burim qetësimi dhe stabiliteti.

Gjatë 30 (tridhjetë) viteve të fundit, hulumtuesit kanë zbuluar shumë mbi lidhjen e abuzimit me kafshët dhe dhunes në familje si dhe rëndësinë që kjo ndërlidhje ka për identifikimin e hershëm të viktimave ndaj dhunës në familje dhe kafshëve të abuzuara.

Një studim në Kolorado Springs zbuloi se 24% e grave raportuan se abuzuesit e tyre kishin abuzuar kafshët në praninë e grave, ndërsa një tjetër studim zbuloi se 74% e grave në një strehimore të grave të dhunuara raportuan se kishin patur të paktën një kafshë në periudhën që kishin përjetuar dhune, dhe nga këto 71% raportuan se abuzuesi i tyre gjithashtu kishte abuzuar me kafshën.

Një kërkim i cili investigoi dhunën në familje dhe abuzimin (jo aksidental) të kafshëve shtëpiake në Republikën e Irlandës, zbuloi se 54% e grave të dhunuara, raportonin forma kërcënimi dhe abuzimi të ndryshme të kafshëve shtëpiake, para apo pasi të ushtrohej dhunë mbi to.
Disa nga këto gra, e gjenin zgjidhjen duke dërguar kafshët e tyre në organizatat mbi mbrojtjen e kafshëve, dhe në këtë mënyrë mund të largoheshin nga shtëpia për në strehimore. Të tjera, për shkak të lidhjes së ngushtë me kafshën shtëpiake, nuk mund të largoheshin dhe mendonin dhe sygjeronin që strehimoret duhet të pranonin dhe kafshët e tyre shtëpiake.

Në 1983, Deviney, Dickert & Lockwood studiuan mbi 53 familje në New Jersey, të cilat vuajnë nga dhuna në familje, dhe arritën në konkluzione se në 60% të këtyre rasteve, është raportuar abuzim ndaj kafshëve shtëpiake.

Në Amerikë, një në katër gra përjeton dhunë në familje gjatë jetës së saj dhe një grua abuzohet cdo nëntë sekonda. Shumë nga këto gra mbijetojnë me guxim duke u larguar nga shtëpitë dhe duke mos jetuar më me partnerin e tyre dhe duke gjetur siguri në strehimore. Por për disa, vendimi për tu larguar është i vështirë për shkak të kafshës/kafshëve shtëpiake.

Lidhja mes dhunës ndaj kafshëve dhe dhunës ndaj njerëzve:

Më poshtë paraqiten 3 (tre) mënyrat sesi lidhet abuzimi ndaj kafshëve dhe dhuna ndaj njerëzve.
1. Abuzuesit e kafshëve, i përdorin këto të fundit për të ndikuar ose dëmtuar njerëzit:
– Për të treguar dominancë ose kontroll mbi partnerin, prindin ose fëmijën, sepse kur një fëmijë shikon se çfarë mund t’i bëjë një person abuzues kafshës së tyre, atëherë ata kuptojnë se sa të brishtë ata janë ndaj një abuzimi të tillë dhe si pasojë viktimizohen.
– Për të ndëshkuar kafshët në mënyrë që partneri ose fëmija të marrë “një mësim”. P.sh., shumë të njerëz të abuzuar thonë se abuzimi ndaj kafshës aq të dashur për ta ka qenë më e dhimbshme se vetë dëmtimi fizik që mund të kenë marrë nga abuzuesi.
– Për tu shfajësuar për ushtrimin e dhunës ndaj një njeriu. Por, nëse kafsha reagon me agresivitet, abuzuesi i kthehet fëmijës ose partnerit.
– Për të mbajtur dhunën sekret. Abuzuesi parandalon viktimat e tij të tregojnë për dhunën e ushtruar, duke kërcënuar me dhunën ushtruar ndaj kafshës.
– Për të eleminuar konkurrencën për vëmendje, p.sh., nga xhelozia.
2. Fëmijët e abuzuar mund të bëhen abuzues në të ardhmen:
Studimet tregojnë se fëmijët që rriten në ambiente ku ushtrohet dhunë ndaj kafshëve ka shumë të ngjarë që në të ardhmen të kthehet në dhunues të kafshëve dhe njerëzve, sepse ata bëhen të pandjeshëm dhe e shohin dhunën si një gjë normale. Ata mësohen ta shprehin fuqinë dhe kontrollin e tyre duke abuzuar me qënie më të dobëta.
Fëmijët e ekspozuar ndaj dhunës në familje kanë pasur më shumë gjasa që të kenë qenë mizore ndaj kafshëve sesa fëmijët që nuk janë të ekspozuar ndaj dhunës. Mosha dhe gjinia e fëmijëve që ishin mizorë ndaj kafshëve nuk ndryshonin nga fëmijët që nuk ishin mizorë ndaj kafshëve. Megjithatë, fëmijët e ekspozuar ndaj kafshëve ishin mizore në mënyrë të konsiderueshme më të madhe se fëmijët e pa ekspozuar, të egër ndaj kafshëve.
Pra në pak fjalë : Keqtrajtimi i kafshëve nga fëmijët lidhet me ekspozimin ndaj dhunës në familje.
3. Abuzimi me kafshët mund të parashikojë dhunë tëk të rriturit
Njerëzit që abuzojnë me kafshët kur janë fëmijë ka shumë të ngjarë të kryejnë krime kur të rriten. Por, jo gjithmonë fëmijët e rritur në një ambient ku është ushtruar dhunë ndaj kafshëve bëhen kriminelë, madje ndodh krejt e kundërta, mbrojtës të zjarrtë të kafshëve.
Sic tregohet dhe nga studimet e mësipërme, abuzuesit synojnë qëllimisht kafshët shtëpiake për t’i abuzuar në mënyrë që të ushtrojnë kontroll mbi partneret e tyre.

Shpërndaje

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here