Air Albania dhe Fakulteti i Ekonomisë UT, marrëveshje bashkëpunimi me fokus marketingun dhe turizmin

Fakulteti i Ekonomisë në Universitetin e Tiranës është një nga strukturat akademike e njohur për bashkëpunimin me bizneset në Shqipëri në përfitim të afrimit të studentëve me nevojat e tregut të punës.
Marrëveshja më e re është mes kompanisë shqiptare të fluturimeve, Air Albania dhe FEUT me fokus bashkëpunimi Marketingun dhe Turizmin.

Nënshkruhet marrëveshje bashkëpunimi ndërmjet FEUT dhe kompanisë Air Albania nga Dekani i FEUT, Prof. Dr. Dhori Kule dhe CEO i Air Albania, Z. Sinan Dilek. Të pranishëm në aktivitetin e organizuar ishin përfaqësues nga Air Albania, përfaqësues nga Dekanati, pedagogë të departamentit Marketing-Turizëm dhe studentë të FEUT.

Marrëveshja synon mbështetje me bursë për studentët e masterave të profilit Marketing Turizëm, mbështetje për realizimin e praktikave profesionale, përfshirjen e drejtuesve dhe specialistëve të Air Albania si lektorë të ftuar, bashkëpunim për realizimin e studimeve dhe kërkimeve shkencore, trajnime, realizimin e konferencave, rasteve studimore, temave të diplomave, projekteve të kursit.

Më pas Z. Dilek zhvilloi një leksion të hapur me studentët e fakultetit të ekonomisë të degës Administrim Biznesi në nivel Bachelor dhe Master.

Burimi: https://feut.edu.al/lajmerime/1151-marreveshje-bashkepunimi-me-fokus-marketingun-dhe-turizmin-me-air-albania

Shpërndaje

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here