Aktorët e filmit “Pretty Woman” takohen pas 25 vjetësh

A e mbani mend filmin e famshëm të shek 20, “Gruaja e bukur” (Pretty Woman), i cili tronditi botën me mesazhin e dashurisë mes një pasaniku dhe një prostitute, ku luanin Julia Roberts dhe Richard Gere?

Në një nga televizionet më të njohura në Amerikë NBC, në emisionin e paradites “Sot” të martën e 26 gushtit, ribashkoi grupin e aktorëve të “Pretty Woman” për të festuar 25 vjetorin e filmit. Julia Roberts, Richard Gere, Hector Elizondo, Laura San Giacomo dhe regjizori Garry Marshall u ulën me Matt Lauer për të folur për filmin dhe të flisnin për realizimin e një nga filmave më klasik të kohës. Disa prej tyre u ribashkuan pas 25 vjetësh për herë të parë.

Gjatë bisedës në studio grupi i ftuar gjithashtu diskutoi me shakara e batuta përfundimin origjinal të filmit. Fillimisht skenari ishte përqendruar në varësinë nga droga dhe skena e fundit duhet të tregonte se personazhi i Gere hodhi Roberts nga makina dhe i hodhi dhe ca para asaj.

Kur Marshall mori në dorë regjinë, ai e ndryshoi përfundimin. Si fillim, filmi nuk duhej të ishte një romancë-komedi, or ishte një dramë e errët, tipi i një përralle, titulli i të cilës do të ishte “3000”, si referencë të shumës së parave që duhet t’i jepte biznesmeni protstitutës në film.

Gere u shpreh se pasi e studioi skenarin disa herë tha se nuk e “kuptonte” plotësisht karakterin e tij në fillim, Por kimia e tij me Roberts e bindi atë të merrte rolin.

Ja si duket trupa e aktorëve pas 25 vjetësh të ribashkuar.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here