Analistja financiare Eli Golemi zbardh çfarë ka ndodhur me financat e AlbControl.

Kontrrollorët e AlbControl kanë futur në krizë Aeroportin e Rinasit duke bllokuar të gjitha fluturimet e datës 7 Prill 2021, përmes një greve ku ndër pretendimet renditen edhe ato financiare.
Analistja financiare Elivar Golemi ka postuar sot në profilin e saj në Facebook një analizë e cila hedh më shumë dritë mbi situatën financiare të AlbControl. Ajo shkruan:

“Shoqëri aksionere me instrument fitimi zero!

Zj. Balluku dha sot leksionin e radhës mbi funksionimin e shoqërive aksionere me kapital publik dhe me “instrument fitimi zero”. Meqenëse logjika ekonomike nuk qëndron në
shumë çfarë u tha, le të shuajmë pak kureshtjen, nëpërmjet një informacioni
të shpejtë e të thjeshtë në internet, mbi funksionimin e shoqërisë ALBCONTROL, për të kuptuar deri ku shkon babëzia dhe keqmenaxhimi i pronave publike.

➡️ Së pari, Albcontrol është nje shoqëri aksionere me kapital 100% shtetëror, pronë e
Ministrisë së Zhvillimit Ekonomik, Turizmit,Tregëtisë dhe Sipërmarrjes – thuhet në faqen zyrtare të Albcontrol. Në pasqyrat financiare të shoqërisë thuhet se
kapitali aksioner i shoqërisë Albcontrol është 5,679,172,000 lekë (rreth 55 milion usd) dhe
aksioner i vetëm i shoqërisë, që zotëron 100% të kapitalit të shoqërisë, është Ministria
e Financave dhe Ekonomisë .

➡️ Së dyti, në mungesë të Statutit të Shoqërisë Albcontrol (statuti nuk eshte bere publik ne faqen zyrtare te shoqerise), nuk kemi informacion mbi marrëdhëniet e vendosura midis shoqërisë Albcontrol me aksionerin – Shtetin Shqiptar. Për rrjedhojë nuk bëhet me dije detyrimi që ka shoqëria për të paguar divident ndaj aksionerit, përfaqësuar nga Ministria e Financave dhe Ekonomisë, por në pasqyra financiare thuhet se shoqëria funksion në bazë të Ligjit për Shoqëritë Tregtare, që
nënkupton se fitimi i mbetur pas shpenzimeve i përket aksionereve, nëpërmjet transferimit si
dividente apo rritjes së kapitalit shteteror dhe rezervave të shoqërisë.

➡️ Së treti, Zj. Balluku e ka mbajtur postin e Administratorit të Shoqërisë Albcontrol nga viti 2013 (kur fitimi i shoqerise ishte mbi 25% e xhiros vjetore) deri në vitin 2019 (kur shoqëria
rezultoi me humbje rreth 8% të xhiros vjetore). Siç shihet lehtesisht në tabelën e marrë
nga @opencorporates.al, pavarësisht se shoqëria ka patur një rritje të konsiderueshme të të ardhurave vit pas viti, fitimi para tatimit ka qenë në rënie, duke reflektuar një humbje nga viti 2018 e në vijim. Thënë kjo, shpenzimet e shoqërisë Albcontrol ndër vite janë rritur me një normë shumë më të lartë se të ardhurat, duke reduktuar jo vetem fitimin e periudhës, por edhe rezervat kapitale të shoqërisë, të akumuluara
ndër vite.

➡️ Si konkluzion, problemet financiare të shoqërisë, nuk janë vetëm pasojë e krizës
pandemike, por kryesisht rrjedhojë e një keqmenaxhimi financiar ndër vite të Albcontrol. Kriza financiare e shoqërisë vetëm sa është thelluar në vitin 2020 gjatë pandemisë, porse
humbja financiare kishte filluar që në vitin 2018 kur tregu i fluturimeve ishte në pikun e tij,
ndërsa rritja e shpnezimeve të shoqërisë pa asnjë kriter ekonomik, kishte filluar që në
vitin 2014. Mqs Zj. Balluku bëri publike sot pagat e ish-stafit të saj (rreth 4,400$ në muaj),
do të ishte shumë e ndershme nëse ajo do të kishte bërë publike edhe pagën e saj si ish-titullare a atij stafi, që sot po i akuzon për pandershmeri ligjore dhe profesionale. Cilët janë dhe kanë qenë anëtarët e Këshillit Mbikëqyrës që kanë miratuar vendimet për pagat dhe buxhetin financiar të shoqërisë Albcontrol dhe pse nuk i bëri me dije Balluku edhe pagesat e tyre (sa ishin dhe
sa u bënë)? Sa janë shpenzimet vjetore për sigurimin shëndetësor të stafit të Albcontrol
si dhe benefitet e tjera që kanë përfituar stafi dhe ajo, gjatë kohës që ka qenë në
krye të institucionit, kur shoqëria shënonte humbje financiare në vitet 2018-2019?
Menaxhimi financiar nënkupton edhe të parandalosh një rrezik financiar dhe ekonomik
në të ardhmen, ky duhej të ishte themeli mbi të cilin janë marrë vendimet dhe është
administruar kjo shoqëri ndër vite. Sot është vetëm pasqyrim i keqmenaxhimit ndër vite!

http://opencorporates.al/sq/nipt/j61908011h “

 

Shpërndaje

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here