Goji berries: Fruti magjik gjendet edhe në Shqipëri

    Të gjithë mundohemi të kujdesemi për veten duke konsumuar produkte natyrale të pasura me vitamina, duke kryer aktivitet fizik apo duke mbajtur regjime ushqimore. ​
    Sot do t’ju prezantojmë me “frutin e shekullit”, goji berries.
    Goji berries janë fruta të vogla të kuqe në portokalli që rrjedhin nga bima Lycium barbarum. Për natyrën e tyre, ata janë bimë vendase në rajonet Himalajane të Kinës, Tibetit, dhe Mongolisë, por tani ata janë të kultivuar në vende të tjera të botës. Për shekuj me radhë, Goji berries janë përdorur në mjekësinë tradicionale kineze për përfitimet shëndetësore që ofrojnë pasi janë të pasura me vitamina minerale dhe antioksidantë.
    Studimet kanë treguar se personat që e konsumojnë rregullisht këtë frut kanë një sistem imunitar të fuqishëm, duke ndihmuar në parandalimin e sëmundjeve kronike, pasi goji berries përmbajnë vitaminë C, A, hekur dhe fibra dietike, beta-karotinë dhe zeaxanthin.

    Disa nga përfitimet kryesore të Goji Berries përfshijnë:
    – Përmirësimin e jetëgjatësisë dhe luftën kundër plakjes së parakohshme.
    – Rregjenerimin e qelizave të trupit.
    – Përmirësimin e gjumit.
    – Balancimin e niveleve të sheqerit në gjak.
    – Mbrojtjen e ADN-së.
    – Ndihmon në humbjen e peshës.
    – Lehtësimin e ankthit dhe stresit.
    – Zvogëlimin e dhimbjeve të kokës.
    – Parandalimin e sëmundjeve kancerogjene.
    – Forcimin e muskujve dhe kockave.
    – Përmirësimin e tretjes së ushqimit.
    – Rritjen e kapacitetit të kujtesës, dhe shumë të tjera.

    Vite më parë, në Shqipëri, Goji Berry nuk gjendej lehtësisht, pasi dhe fermat e kultivimit nuk ekzistonin. Tashmë “fruti i shekullit” është i disponueshëm pasi më në fund kultivohet në ferma si Ferma Goji Berry, një ndër fermat e para që është kujdesur që të sjellë këtë frut magjik edhe në vendin tonë. Për më tepër informacione mund të ndiqni Ferma Goji Berry në Facebook dhe Instagram.
    Shpërndaje

    PËRGJIGJU

    Please enter your comment!
    Please enter your name here