Angela Merkel me disa mesazhe plot kuptim në prag të largimit

Kancelarja gjermane Angela Merkel i ka dhënë gazetës “Süddeutsche Zeitung” një intervistë nga e cila kemi shkëputur disa fragmente me shumë kuptim dhe mesazh:
“Süddeutsche Zeitung”: Ju numëruat disa kriza, por fjalën “krizë refugjatësh” nuk e përmendni.
Merkel: Po, e vërtetë. Parimisht e shmang këtë fjalë, sepse një refugjat si i tillë për mua nuk ishte krizë, por njeri.
“Süddeutsche Zeitung”: A mund të flini qetë kur e merrni me mend se në të ardhmen një socialdemokrat sërish do qeveris vendin?
Merkel: Po.
“Süddeutsche Zeitung”: Si gruaja e parë në postin e kancelares ju keni zhvilluar një stil të veçantë të veshjes. A keni dashur të përçoni një mesazh politik me zgjedhjen e ngjyrave të sakos?
Merkel: Nganjëherë.
“Süddeutsche Zeitung”: A ju ka thënë burri: shpresoj se tani nuk do rrish kot në shtëpi?
Merkel: Besoj se ai nuk ka një frikë të tillë.
“Süddeutsche Zeitung”: Për shkak se nuk është në shtëpi apo për shkak se ju njeh?
Merkel: Të dyja. Së pari ai ka mjaft punë, së dyti unë kurrë nuk jam shquar si person që rri kot në shtëpi.
Shpërndaje

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here