Aplikimi për regjistrimin e nxënësve në gjimnaz kryhet në portalin e-albania

Ministria e Arsimit ka njoftuar në publikimet e saj nëpërmjet faqes së Facebook-ut të ministres Kushi, për mënyrën e re të aplikimit për regjistrimin e fëmijëve në gjimnaze. Aplikimi mund të kryhet elektronisht nëpërmjet portalit e-Albania. Nuk do të ketë më aplikime dhe regjistrime nëpër shkolla, ku prindërit presin në radha dhe pritje të gjata për të parë listat e klasave dhe pengesat për pranueshmërinë.
Në portal shkruhet se ky shërbim elektronik u vjen në ndihmë prindërve dhe personave që ushtrojnë përgjegjësinë prindërore të regjistrojnë fëmijën në klasën e 10-të, në gjimnaz, shkollë të mesme të orientuar me dhe pa konkurs.
Gjithashtu, kanë të drejtë të regjistrohen në klasën e dhjetë të një gjimnazi vetëm nxënësit që i përkasin shkollave të arsimit bazë të zonës së gjimnazit. Nxënësit regjistrohen në gjimnaz publik sipas zonës së gjimnazit sipas planifikimit paraprak të Zyrave Vendore Arsimore.
Pranimet në shkollat e arsimit të mesëm të orientuar (artistike, sportive, për gjuhët e huaja dhe shkolla për fusha të tjera) bëhen sipas përcaktimeve të udhëzimit përkatës të ministrit. Shkollat e arsimit të mesëm të orientuar pranojnë nxënës edhe nga Bashkitë e tjera, të cilat nuk kanë shkolla të arsimit të mesëm të orientuar.
Aplikimi për regjistrim në klasën e dhjetë bëhet nga data 1 Korrik deri në 15 Korrik. Prindi ose personi që ushtron përgjegjësinë prindërore, bën aplikimin online duke plotësuar të dhënat e nevojshme të formularit dhe pret përgjigjen e miratimit ose refuzimit të aplikimit.
Dokumentacioni i nevojshëm:
Dokumente që ngarkohen nga aplikanti: – Dëftesë lirimi (e skanuar nga origjinali); – Dokumenti i kujdestarisë ligjore në rastet kur fëmija regjistrohet nga personi që ka kujdestarinë ligjore (vetëm kur aplikimi bëhet nga kujdestari ligjor i fëmijës); – Raport mjekësor (vetëm kur aplikohet për Shkollë të Mesme me konkurs (sportive)).
Hapat e proçedurës
– Identifikohuni si qytetar në portalin e-Albania;
– Zgjidhni shërbimin “Regjistrimi në klasë të dhjetë”;
– Klikoni butonin “Përdor” dhe plotësoni formularin online;
– Aplikimi mbërrin në Institucionin Arsimor përkatës ku nxënësi dëshiron të regjistrohet dhe
institucioni arsimor bën procedurën për trajtimin e kërkesës;
– Institucioni Arsimor njofton elektronikisht aplikuesin në rast pranimi ose mospranimi të regjistrimit
nga data 16 korrik deri në datën 25 korrik 2021;
– Shkollat e mesme të arsimit të orientuar me konkurs brenda afatit 16 korrik – 25 korrik 2021 do të
njoftojnë aplikantin për pranimin e tij si konkurrent dhe për datat e zhvillimit të konkursit. Klikoni këtu për të kryer regjistrimin në klasë të dhjetë e-Albania.

Shpërndaje

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here