Arkitekti Olsi Bocka tregon grafikun e tërmeteve në Shqipëri në 100 vitet e fundit.

Olsi Bocka me profesion arkitekt ka postuar këtë grafik për tërmetet në Shqipëri bashkë me disa konkluzione.

Ja çfarë shkruan ai në Facebook:
“Me poshte kam pergatitur nje grafik te termeteve me te forta ne Shqiperi ne 100 vitet e fundit, (1919-2019).

Cfare vejme re nga ky grafik?

1) Shqiperia nuk eshte prekur ndonjehere ne keto 100 vite nga termete te konsideruara si “te medha” me manjitude 7-7.9.

2) Termeti me i forte ne Shqiperi ka qene ai i Shkodres i 15 prillit, 1979 me epiqender ne Tivar, Mali i Zi dhe manjitude 6.9.

3) Nga viti 1919 deri ne vitin 1989 termetet duken te ndara ne 4 grupe dhe hapesira midis tyre sipas dekadave.

4) Nga termeti i 9 Janarit 1988 ne Tirane me manjitude 5.9 e deri ne termetin e 24 Prillit 2017 ne Diber, Shqiperia ka kaluar gati 3 dekada pa termete te forta.

5) Pak a shume ne 3 dekadat e mesiperme Shqiperia njeh nje ndryshim te madh ne levizjet e brendshme migratore dhe ne qasjen ndaj industrise se ndertimit.”

Shpërndaje

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here