BE: Çështja e shqiptarëve që aplikojnë për azil në vendet e BE-së kërkon përpjekje thelbësore

Çështja e shtetasve shqiptarë që aplikojnë për mbrojtje ndërkombëtare në vendet anëtare të Bashkimit Evropian dhe katër vendet e tjera të Shengenit jashtë BE-së kërkon ende përpjekje thelbësore nga autoritetet e vendit, theksohet në raportin e fundit të Bashkimit Evropian.

“Përveç fushatave informuese, kontrollet e thella kufitare, ndërgjegjësimi për të drejtat dhe detyrimet në kuadër të regjimit pa viza, identifikimi dhe adresimi i arsyeve themelore, dialogu dhe bashkëpunimi me vendet më të prekura kanë vazhduar. Komisioni po monitoron me shumë vëmendje trendin në kuadër të “Mekanizmit Monitorues Pas-Liberalizimit të Vizave”, thuhet në deklaratën e publikuar nga Komisioni Evropian.

Sipas të njëjtit raport, numri i shtetasve shqiptarë që kanë paraqitur aplikime për mbrojtje ndërkombëtare në shtetet anëtare të BE-së ka shënuar një rënie prej 66 për qind në vitin 2020 krahasuar me shifrat e së njëjtës periudhë të një viti më parë, përkatësisht nga 20,415 të regjistruar në 2019 në 6,935 (e regjistruar në vitin 2010), bazuar në të dhënat e siguruara nga Eurostat, raporton SchengenVisaInfo.com.

Një rënie e tillë ka ardhur kryesisht nga situata e koronavirusit thuhet në artikull, e cila ka bërë që autoritetet në shumicën e vendeve të botës të vendosin ndalime hyrje dhe kufizime udhëtimi për të ndaluar rritjen e numrit të infeksioneve COVID-19. Megjithatë, raporti ka theksuar se mund të vërehet gjithashtu se rënia mesatare e aplikimeve nga pjesa tjetër e botës drejt vendeve të BE-së është shumë më e vogël, ose një rënie prej 33 për qind.

Një rënie e tillë ka ardhur kryesisht nga situata e koronavirusit, e cila ka bërë që autoritetet në shumicën e vendeve të botës të vendosin ndalime hyrjeje dhe kufizime udhëtimi për të ndaluar rritjen e numrit të infeksioneve COVID-19.

Megjithatë, raporti ka theksuar se mund të vërehet gjithashtu se rënia mesatare e aplikimeve nga pjesa tjetër e botës drejt vendeve të BE-së është shumë më e vogël, ose një rënie prej 33 për qind. Sa i përket shkallës së njohjes, në vitin 2020 ishte rreth 4.4 për qind krahasuar me 5.3 për qind të regjistruar në vitin 2019.

“Që kur aplikimet arritën kulmin në vitin 2017 në shtetin anëtar më të prekur, numri i aplikimeve ka rënë nga 12,130 në 2017 në 2,985 në 2020. Përveç kësaj, tre oficerë ndërlidhës të policisë shqiptare janë të vendosur në BE dhe një oficer ndërlidhës nga BE punon në Tiranë për të ndihmuar në kontrollet e daljes”, theksohet në deklaratën e publikuar nga Komisioni Evropian. Për sa i përket situatës së migracionit, raporti ka theksuar se korniza për migracionin lidhet me acquis të BE-së.

Megjithatë, ai ka ende nevojë për përditësim, pas zhvillimeve të fundit. Qeveria e Shqipërisë miratoi një ligj të ri për azilin në shkurt 2021, ndërsa strategjitë për menaxhimin e kufijve u miratuan në 2020. “Pavarësisht mbylljes së kufijve gjatë periudhës mars-maj 2020, Shqipëria vazhdoi të përjetojë një fluks në rritje të emigrantëve të parregullt, kryesisht nga Greqia dhe që largoheshin nga Shqipëria pas disa ditësh, rrugës për në vendet e tjera të BE-së”, thuhet në deklaratë.

Sipas raportit, numri i emigrantëve të paligjshëm në Shqipëri arriti në 13 për qind në vitin 2020, krahasuar me shifrat e vitit 2019.

Shpërndaje

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here