BE shpalos një fond prej 300 miliardë eurosh për të sfiduar ndikimin e Kinës për programin e infrastrukturës

Ursula von der Leyen

Komisioni i BE-së shpalosi të mërkurën (1 dhjetor) planin e tij për të investuar 300 miliardë euro deri në vitin 2027 në infrastrukturën globale në projekte dixhitale dhe klimatike – si një alternativë ndaj nismës së Kinës “Një brez, një rrugë”.

Propozimi nuk e përmend drejtpërdrejt Kinën, por ofron për të kundërshtuar programin e zhvillimit shumë-miliardësh kinez të 2013-ës – për të cilin kritikët thonë se ka shtyrë disa vende në një nivel të paqëndrueshëm të borxhit.

Ursula von der Leyen tha se Strategjia Globale e Portës, së BE-së ishte një ofertë pozitive për zhvillimin e infrastrukturës në mbarë botën dhe e bazuar në vlerat demokratike dhe transparencën.

Nisma e Kinës për brez dhe rrugë, e përshkruar shpesh si një rrugë mëndafshi e shekullit të 21-të, i ka mundësuar Pekinit të zgjerojë ndikimin e tij ndërkombëtar duke investuar në më shumë se 70 vende, që përbëjnë gjysmën e popullsisë së botës dhe 1/4 e PBB-së. Parashikohet të kushtojë deri në 1.3 trilion dollarë, ai ka ndihmuar vendet në Azi, Afrikë dhe Evropën Lindore që të marrin hekurudhat dhe portet që i lidhin me Kinën, ndërkohë që shpesh bëhen borxhe të mëdha ndaj Pekinit shkruan The Guardian.

Sipas planeve, Komisioni Evropian, 27 vendet anëtare të BE-së dhe krahu i tij huadhënës, Banka Evropiane e Investimeve, do të synojnë të gjenerojnë 300 miliardë euro në fonde publike dhe private deri në vitin 2027, rreth 60 miliardë euro në vit. Projektet e mundshme që BE mund të mbështesë përfshijnë hidrogjenin e gjelbër, kabllot e të dhënave nënujore dhe shpenzimet në shkolla.

Ndërkohë presidentja e BE premtoi se vendet që marrin hua të mbështetura nga BE do të përcaktojnë prioritetet e tyre, duke përsëritur gjithashtu synimet e politikës së gjelbër dhe dixhitale të bllokut.

Burimi: Komisioni Europian

Shpërndaje

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here