Bill Gates rekomandon librat që duhet të lexoni gjatë festave

Nëse jeni duke kërkuar një libër të mirë për të lexuar apo për t’u dhuruar këtë sezon festash, themeluesi i Microsoft-it, Bill Gates, ju ofron zgjidhjen.

Gates publikoi të martën listën e tij të librave për festat, duke rekomanduar katër tituj që ia vlejnë për t’i lexuar ndërsa viti po i afrohet fundit. Edhe pse Gates pranon se nuk i ka përzgjedhur këto libra me një temë të caktuar në mendje, të gjithë kanë diçka të përbashkët: ato ndihmojnë për të kuptuar më mirë botën përreth nesh.

“Është normale që në kohë ndryshimesh të mëdha si këto të përpiqesh të kuptosh më mirë çfarë po ndodh,” shkroi Gates.

Ai është i njohur për rekomandimet e tij të librave, duke përfshirë lista të mëparshme për verën dhe festat e fundvitit. Aktualisht, Gates vlerësohet me një pasuri prej 165 miliardë dollarësh, sipas Bloomberg Billionaire Index.

Më poshtë janë rekomandimet e tij për festat e 2024-ës:

1. The Anxious Generation

The Anxious Generation, nga psikologu social Jonathan Haidt, është një bestseller i New York Times me 400 faqe. Libri gjurmon rënien e shëndetit mendor tek të rinjtë e sotëm, duke e lidhur atë me një fëmijëri të bazuar tek telefonat inteligjentë, që u bë normë gjatë viteve 2010. Libri gjithashtu ofron zgjidhje për prindërit, mësuesit dhe qeveritë.

“Është një libër disi i frikshëm, por shumë bindës,” tha Gates në një video, duke shtuar se Haidt, ndryshe nga disa autorë të tjerë, ka propozime konkrete, si vonesa në përdorimin e telefonave nga fëmijët dhe ndryshime në stilin e prindërimit.”

2. An Unfinished Love Story

An Unfinished Love Story nga Doris Kearns Goodwin është një autobiografi me 480 faqe mbi jetën e autores me bashkëshortin e saj të ndjerë, Richard Goodwin. Çifti ishte i martuar për 42 vite; Richard Goodwin ishte një ekspert politik i presidentit Lyndon B. Johnson dhe ndihmoi në krijimin e programit “Great Society” të viteve 1960, një grup politikash që synonin luftimin e varfërisë.

“Është një histori për Lyndon Johnson, por e gjeta librin shumë aktual,” tha Gates. Ai përshkroi vitet ’60 si një “kohë të çmendur,” dhe vlerësoi Goodwin që “e ka përshkruar shumë mirë atë periudhë.”

3. The Coming Wave

The Coming Wave, nga CEO i AI-së në Microsoft, Mustafa Suleyman, është një eksplorim prej 352 faqesh mbi mënyrën sesi inteligjenca artificiale po transformon industritë dhe mënyrën si funksionon bota. Suleyman analizon garën mes kompanive dhe vendeve që kanë investuar miliarda dollarë në AI, si Microsoft, që ka investuar mbi 13 miliardë dollarë në OpenAI.

Nga të gjitha librat për AI, ky është ai që rekomandoj më shumë,” deklaroi Gates në video.

4. Engineering in Plain Sight

Engineering in Plain Sight nga Grady Hillhouse, një udhëzues i ilustruar me 264 faqe, demistifikon mënyrën se si funksionojnë teknologjitë e përditshme, si kullat e telefonisë celulare apo urat. Hillhouse është i njohur për kanalin e tij në YouTube, Practical Engineering, që numëron mbi katër milionë abonues.

“Mjedisi ku jetojmë ka një rrjet elektrik, rrjet ujor, rrjet televiziv kabllor, rrjet të telefonisë celulare dhe shpërndarje gazi natyror – dhe të gjitha këto janë gjëra pothuajse të mrekullueshme,” tha Gates. “Mund t’i injoroni, por është argëtuese t’i kuptoni.”

 

Shpërndaje

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here