Bllokohen mediat sociale. Aksionet e Facebook në rënie.

WhatsApp, Instagram dhe Facebook kanë pësuar të gjitha një ndërprerje të madhe.

Tre aplikacionet – të cilat janë të gjitha në pronësi të Facebook dhe funksionojnë në infrastrukturë të përbashkët – të gjitha ndaluan së punuari pak para orës 5 pasdite. Produkte të tjera që janë pjesë e së njëjtës familje aplikacionesh, si Facebook Workplace, gjithashtu ndaluan së punuari.

Vizitorët në faqen e internetit të Facebook thjesht panë një faqe gabimi ose një mesazh që shfletuesi i tyre nuk mund të lidhej. Aplikacionet WhatsApp dhe Instagram vazhduan të punojnë, por nuk shfaqën përmbajtje të re, duke përfshirë ndonjë mesazh të dërguar ose marrë gjatë problemeve.

Kjo nuk është hera e parë që kompania e manjatit Zuckerberg pëson ngërçe të tilla online. Në 2019 kompania pati një nga ndërprerjet më të mëdha, por problemi u zgjidh. Në një komunikatë të brendshme të kompanisë, Zuckerberg bëri me dije se ndërprerje të tilla sado të vogla dëmtojnë kompaninë dhe klientët. Klientët mund të kalojnë në platforma të tjera tek konkurrentët dhe rrezik të mos kthehen më. Janë kompanitë  e vogla ato që përbëjnë të ardhurat më të shumta për Facebook të cilat reklamojnë shumicën e fushatave të tyre në të gjitha platformat e grupit.

Së fundmi, Facebook ka patur kritika të shumta për shkak të deklaratave të një sinjalizuesi të brendshëm i cili punonte më parë për Facebook. Në bazë të këtyre kritikave ndaj pohimeve aksionet në bursë të kompanisë Facebook po pësojnë rënie.

Përdoruesit janë drejtuar menjëherë në rrjete të tjera për komunikim si Viber, Telegram etj.

Burimi: The Indipendent

Shpërndaje

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here