Paralajmërimi i Joe Biden: një “meteor” është drejtuar të sulmojë ekonominë Amerikane

Uashington, presidenti Joe Biden ka paralajmëruar se një “meteor” do të përplaset me ekonominë amerikane nëse Republikanët vazhdojnë të bllokojnë përpjekjet për të rritur tavanin e borxhit të ShBA, duke i akuzuar taktikat e kundërshtarëve politikë si “hipokrite, të rrezikshme dhe të pamëshirshme”.

Qeveria federale amerikane do të mbetet pa para në 18 Tetor dhe kjo sipas analistëve financiarë do të zhdukë miliona vende pune, do të shkaktojë kaos në tregun e aksioneve dhe do të ndikojë rritjen e ekonomisë amerikane. Gjithashtu qeveria do te jetë e paaftë të emetojë pagesa federale jetësore siç janë çeqet e Sigurimeve Shoqërore për qytetarët më të moshuar. Qeveria ka kërkuar rritjen e tavanit të borxhit për të dalë nga kjo situatë.

Në një fjalim të pazakontë në Shtëpinë e Bardhë, Biden tha për Republikanët se “ata po luajnë ruletën ruse me ekonominë amerikane”. Ai vazhdoi: “Një meteor është nisur të godasë ekonominë tonë. Demokratët duan të bëjnë të gjithë punën që ta ndalojnë atë. Republikanët thjesht duhet të na lënë të bëjmë punën tonë. Vetëm hapuni nga rruga. Nëse nuk doni të na ndihmoni të shpëtojmë vendin tonë, hapuni nga rrugë në mënyrë që të mos e shkatërroni atë.”

Cili është qëndrimi i Republikanëve? Mitch McConnell, lideri i Senatit të Republikanëve, i dërgoi një letër Joe Biden ku thotë se “Pozicioni i Republikanëve është i thjeshtë. Ne nuk kemi listë me kërkesa. Për dy muaj e gjysëm, ne kemi paralajmëruar se me qenë se partia juaj dëshiron që të qeverisë e vetme, ajo duhet ta menaxhojë e vetme kufirin e borxhit.”

Në një analizë për investitorët muajin e fundit, krye-ekonomisti i Moody’s Anlytics, Mark Zandi, paralajmëroi pasoja “kataklizmike” nëse shkelet kufiri I borxhit duke krahasuar me rënien e krizës financiare 2008-2009. “Kjo do të thotë që GDP reale do të bjerë me 4% rreth 6 milion vende pune do të humbasin, dhe norma e papunësisë do të shkojë përsëri tek 9%”, – tha Zandi.

Shpërndaje

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here