Bombardimi i Dashurisë/ Trendi toksik i takimeve është cilësuar zyrtarisht si një taktikë abuzimi

Dikur kisha dhe unë një ëndërr të madhe, por u njoha me dikë, interesi ndaj të cilit më bëri të mos ëndërroja më aq shumë. U njohëm online, por bota e takimeve për mua ishte diçka e re, e panjohur. I besova fjalëve të tij dhe ndjeva emocione. Por më vonë mësova se dashuria nuk ndërtohet në këtë mënyrë.
Sipas psikologjisë, kjo konsiderohet bombardim dashurie. Ai më premtoi botën, por dështoi në mbajtjen e premtimit. Mu duk sikur ngeca thjesht si opsioni që ishte gjithmonë aty, ndërkohë që ai priste të më zëvendësonte. E di, tingëllon brutale, dhe më besoni, unë, ti, dhe të gjitha ne meritojmë më shumë se kaq.
Bombardimi i dashurisë është një flamur i kuq shumë serioz, sidomos kur ato që konsiderohen si shprehje dashurie, si dërgimi i luleve, dhuratat, mesazhet apo telefonatat, nuk janë gjë tjetër veçse një formë kontrolli mbi një person tjetër.
Përkufizohet si një përpjekje për të ndikuar dhe manipuluar partnerët me demonstrime të përsëritura dhe intensive të vëmendjes dhe dashurisë, si dhuratat dhe mesazhet, dhe përdoret më së shumti nga autorët e abuzimit në familje për të kërkuar pushtet dhe kontroll.

Nëse ai po të premton këto gjëra:

  • Angazhim i madh që në fazat e para të njohjes
  • Komplimenta dhe dhurata pa pushim
  • Dhënia e dashurisë shumë herët në njohje
  • Ju kushtojnë shumë vëmendje dhe presin të njëjtën gjë prej jush (sërish kur është ende herët në njohje)
  • Nuk respektojnë kufinjtë tuaj ose përpiqet t’i marri gjërat personalisht, duke bërë kompromis me gjërat tuaja të panegociueshme
  • Shfaq shenja xhelozie intensive – duke ju akuzuar për flirtim me të tjerët, duke ju bërë të ndiheni fajtor për interesa jashtë marrëdhënies suaj

Bombardimi i dashurisë është në fund të fundit një formë manipulimi, sepse ju bën të ndiheni në një mënyrë të caktuar që i sjell dobi bombarduesit të dashurisë (për shembull, ata ndihen të sigurt që kanë dashurinë tuaj). Ajo që mund të duket e ëmbël dhe e lezetshme në fillim mund të kthehet shpejt në makth.

Bombardimi i dashurisë gjithashtu mund të përdoret shpesh si pjesë e pajtimit pasi një viktimë është tërhequr nga një dhunues pas një incidenti të veçantë abuzimi.

Nëse i shikoni këto shenja pranë jush, vraponi dhe ikni sa më parë.
Përpunuar nga mendimi.al, bazuar në artikullin e glamour.com
Shpërndaje

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here