Bruce Willis ‘heq dorë’ nga karriera pas diagnozës me afazi

Aktori Bruce Willis po “largohet” nga karriera e tij pasi u diagnostikua me afazi, tha familja e tij të mërkurën.

Në një postim të përzemërt në Instagram, Rumer Willis, vajza e madhe e Demi Moore dhe Willis, ndau me ndjekësit se diagnoza e babait të saj “po ndikon në aftësitë e tij njohëse”.

“Për mbështetësit e mrekullueshëm të Bruce, si familje ne duam të ndajmë me ju faktin se Bruce ynë i dashur ka përjetuar disa probleme shëndetësore dhe së fundmi është diagnostikuar me afazi, e cila po ndikon në aftësitë e tij njohëse,” shkroi ajo, e cila u nënshkrua edhe nga anëtarë të tjerë të familja: Ema, Demi, Scout, Tallulah, Mabel dhe Evelyn.

Moore e ka shpërndarë postimin edhe në faqen e saj në Instagram.

“Si rezultat i kësaj dhe me shumë konsideratë, Bruce po largohet nga karriera që ka kaq shumë kuptim për të.”

Sipas klinikës Mayo, afazia është një gjendje që ju heq aftësinë për të komunikuar. Mund të ndikojë në aftësinë për të folur, shkruar dhe kuptuar gjuhën, si verbale ashtu edhe të shkruar.

Më së shpeshti shfaqet pas një goditjeje ose dëmtimi të trurit, megjithëse mund të shfaqet edhe më gradualisht për shkak të rritjes së një tumori të trurit ose një sëmundje degjenerative.

Familja nuk tha se cili është shkaku në rastin e Willis. Ata shkruan se është “një kohë vërtet sfiduese” për ta, por se “po e kalojnë këtë si një familje e fortë”.

“Siç thotë Bruce gjithmonë, “Live it up” dhe së bashku ne planifikojmë ta bëjmë këtë”, përfundon postimi në Instagram.

Lajmi vjen vetëm disa javë pasi Bruce Willis festoi ditëlindjen e tij të 67-të. Moore ndau një foto duke i uruar Bruce Willis ditëlindjen më 19 mars, duke shkruar se është “Mirënjohëse për familjen tonë të përzier”.

Burimi: NBC News
Shpërndaje

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here