Çfarë ndodh me trurin gjysheve kur shohin nipërit e tyre

Nga eksperiencat, e dimë që gjyshet janë të lumtura kur përkujdesen për nipërit e tyre. Kjo ndjenjë është e fortë dhe sjell një bashkëveprim shumë të mirë midis brezave. E ku ka si gjyshet themi ne? Por çfarë ndodh konkretisht në trurin e tyre kur ato merren me nipërit e tyre.

Për këtë është kryer një studim i fundit ku janë bërë skanimet e trurit të gjysheve në momentin kur ato shikonin fotot e nipërve të tyre dhe u zbulua një aktivizim më të madh në zonat e trurit të lidhur me ndjeshmërinë emocionale, duke sugjeruar që ndjenjat e gjysheve janë të orientuara drejt asaj që ndjen nipi i tyre kur ndërvepron me to. Në të kundërt, kur shikojnë imazhet e fëmijëve të tyre të rritur, zonat e trurit të lidhura me epatinë aktivizohen.

Ato familje që kanë të përfshirë gjyshërit e tyre në rritjen e fëmijës, sidomos gjyshet janë më shumë fat, sespe gjyshet mund të rrisin zhvillimin e një fëmije në mënyra unike dhe të vlefshme.

Tani, për herë të parë, shkencëtarët kanë skanuar trurin e gjysheve ndërsa ata po shohin fotot e nipërve të tyre të vegjël – duke ofruar një pamje nervore të kësaj lidhje të veçantë, ndër breza.

Proceedings of the Royal Society B ka publikuar studimin e parë për të ekzaminuar funksionin e trurit të gjyshes, të kryer nga studiuesit në Universitetin Emory. Studimi sugjeron që gjyshet janë të orientuara drejt ndjenjës së asaj që po ndiejnë nipërit e mbesat e tyre kur ndërveprojnë me ta. Nëse nipi i tyre është duke buzëqeshur, ato po ndiejnë gëzimin e fëmijës. Dhe nëse nipi i tyre po qan, ato po ndiejnë dhimbjen dhe shqetësimin e fëmijës.

Në të kundërt, studimi zbuloi se kur gjyshet shohin imazhet e fëmijës së tyre të rritur, ato tregojnë aktivizim më të fortë në një zonë të trurit të lidhur me ndjeshmërinë konjitive. Kjo tregon se ato mund të përpiqen të kuptojnë në mënyrë konjitive se çfarë po mendon ose ndjen fëmija i tyre i rritur dhe pse, por jo aq shumë nga ana emocionale.

Prandaj gjyshet janë gjithmonë të lumtura e mikëpritëse kur shikojnë nipërit e tyre dhe kur ndërveprojnë me ta. Studiuesit tregojnë se duke theksuar funksionet e trurit të gjysheve që mund të luajnë një rol të rëndësishëm në jetën dhe zhvillimin tonë shoqëror, është një aspekt i rëndësishëm i përvojës njerëzore që është lënë kryesisht jashtë fushës së neuroshkencës. Por mëmësia është studiuar gjerësisht nga neuroshkencëtarët.

Gjyshet që ndërveprojnë me nipërit e mbesat ofruan një territor të ri nervor thonë studiuesit. Ndërkohë që dëshmitë po shfaqen në neuroshkencë për një sistem global të kujdesit prindëror në tru. Dhe studiuesit po kërkojnë të shohin se si mund të përshtateshin gjyshet në këtë model.

Njerëzit janë qënie riprodhuese bashkëpunuese, që do të thotë se nënat marrin ndihmë për t’u kujdesur për pasardhësit e tyre, megjithëse burimet e kësaj ndihme ndryshojnë në shoqëri të ndryshme. Shpesh supozohet se baballarët janë kujdestarët më të rëndësishëm pranë nënave, por kjo nuk është gjithmonë e vërtetë. Në disa raste, gjyshet janë ndihmësi kryesor thuhet në përfundimet e studimit.

Në fakt, “hipoteza e gjyshes” parashtron se arsyeja që femrat kanë tendencë të jetojnë shumë kohë pas viteve të tyre riprodhuese është sepse ato ofrojnë përfitime evolucionare për pasardhësit dhe nipërit e tyre. Dëshmitë që mbështesin këtë hipotezë përfshijnë një studim të popullit tradicional Hadza të Tanzanisë, ku kërkimi i ushqimit nga gjyshet përmirëson statusin ushqyes të nipërve të tyre. Një studim tjetër i komuniteteve tradicionale tregoi se prania e gjysheve zvogëlon intervalet ndërmjet lindjeve të vajzave të tyre dhe rrit numrin e nipërve. Dhe në shoqëritë më moderne, po grumbullohen dëshmi se gjyshet e angazhuara pozitivisht lidhen me fëmijët që kanë rezultate më të mira në një sërë masash, duke përfshirë shëndetin akademik, social, sjelljen dhe fizikun. Për studimin aktual, studiuesit donin të kuptonin trurin e gjysheve të shëndetshme dhe se si kjo mund të lidhet me përfitimet që ato ofrojnë për familjet e tyre.

50 pjesëmarrësit në studim plotësuan pyetësorët për përvojat e tyre si gjyshe, duke ofruar detaje të tilla si sa kohë kalojnë me nipërit e mbesat, aktivitetet që bëjnë së bashku dhe sa dashuri ndjejnë për ta. Ato gjithashtu iu nënshtruan imazhit të rezonancës magnetike funksionale (fMRI) për të matur funksionin e trurit të tyre ndërsa shikonin fotot e nipit të tyre, një fëmije të panjohur, prindit të të njëjtit seks të nipit dhe një të rrituri të panjohur.

Rezultatet treguan se, ndërsa shikonin fotot e nipërve të tyre, shumica e pjesëmarrësve treguan më shumë aktivitet në zonat e trurit të përfshirë me ndjeshmëri emocionale dhe lëvizje, krahasuar me kohën kur shikonin imazhet e tjera.

Gjyshet që aktivizuan më fort zonat e përfshira me ndjeshmërinë njohëse kur shikonin fotot e nipërve të tyre, raportuan në pyetësor se dëshironin një përfshirje më të madhe në kujdesin për nipërit.

Së fundi, krahasuar me rezultatet nga studimi i mëparshëm nga laboratori Rilling i baballarëve që shikonin fotot e fëmijëve të tyre, gjyshet aktivizuan më fort rajone të përfshira me ndjeshmëri emocionale dhe motivim, mesatarisht, kur shikonin imazhet e nipërve të tyre.

Studimi ka përfshirë gjyshet, por studiuesit duan të marrin nën vëzhgim dhe aktivitetin neural të gjyshërve.

Burimi: Royal Society Publishing

Shpërndaje

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here