Çfarë po ndodh në Afganistan?

Talibanët tani kanë kontrollin e plotë të Afganistanit, por ajo që ndodh më pas është jetike për sigurinë globale. Talibanët kanë avancuar me shpejtësi brenda në Afganistan, që pas njoftimit për tërheqjen e trupave amerikane. Nga të gjitha njoftimet zyrtare dhe komunikimet ndërkombëtare bëhet me dije se grupi islamik tani, pas 20 viteve të heqjes së pushtetit të tyre, kontrollon në mënyrë efektive vendin.

Fitorja e talibanëve është një lajm jashtëzakonisht i keq për popullsinë vendase, sidomos gratë dhe vajzat. Pas shumë vitesh pune dhe vendosjes deri diku të kushteve të tyre të jetesës të fituara me vështirësi në 20 vitet e fundit, së shpejti çdo liri e fituar do të zhduket. Jeta e tyre do të jetë e tmerrshme pas këtij pushtimi të menjëhershëm nga forcat talebane. Presidenti i Afganistanit gjeti kalim të sigurt jashtë vendit së bashku me një numër të tjerë zyrtarësh të nivelit të lartë, duke lënë pas, zyrtarët e tjerë të rangut të mesëm e të ulët të cilët janë të rrezikuar dhe nuk mund të bëjnë dot asgjë.

Nga historia e botës, dhe kapitullimeve të shteteve – sidomos atyre në Lindje – kemi parë sesi në raste të tilla kur zhvillimet politike në vend rebelohen dhe pushtetet rrëzohen, njërëzit që mbeten pas dhe kush ka punuar me qeverinë e rrëzuar, ekzekutohen në vend nga rebelët, apo pushtuesit. E njëjta gjë pritet dhe në Kabul, dhe jo vetëm. Shteti fqinj i Pakistanit i cili ka strehuar parinë politike të Afganistanit, rrezikohet nga sulmet e mundshme të talebanëve.

Në historinë e popullit afgan, Lufta Afgane ka qënë konflikti i brendshëm që filloi në 1978 midis guerilëve antikomunistë islamikë dhe qeverisë komuniste afgane (e ndihmuar në 1979-89 nga trupat sovjetike), duke çuar në përmbysjen e qeverisë në 1992. Më gjerësisht, termi “Lufta Afgane” gjithashtu përfshin aktivitetin ushtarak brenda Afganistanit pas vitit 1992-por përveç Luftës në Afganistan (2001-14), një pushtim i udhëhequr nga SHBA filloi në përgjigje të sulmeve të 11 Shtatorit në Shtetet e Bashkuara në 2001. Me këtë përkufizim më të gjerë, shumë analistë e konsiderojnë si lufta e brendshme afgane që zgjati deri në shekullin 21 e cila më pas mbivendoset nga Lufta e Afganistanit e udhëhequr nga SHBA. (Britannica) Sipas CNN, Talibanët u furmuan në vitin 1994 nga luftëtarët kundra afganëve të cilët luftuan pushtimin sovietin në vitet ’80. Pasi Talibanët morën Kabulin në vititn 1996vendosën rregulla të forta. Gratë duhet të mbuloheshin nga koka tek këmbët, nuk lejoheshin të studjonin dhe punonin dhe e kishin të ndaluar të udhëtonin vetëm. Televizioni, muzika dhe ditët e pushimit me karakter jo-islamik ishin të ndaluara. Në dy dekada, që nga koha kur u hoqën nga pushteti, Talebanët kanë patur revoltë të vazhdueshme kundër forcave aleate dhe qeverisë afgane të bështetur nga ShBA. Sulmi i 11 shtatorit 2001 ku u vranë më shumë se 2700 persona ishte i orkestruar nga lideri i Al Qaeda-s Osama Bin Laden. Ai vepronte nga Afganistani i kontrrolluar nga Talebanët. Më pak se një muaj pas sulmit të 11 shtatorit, ShBA dhe forcat aleate pushtuan Afganistanin me qëllim që të ndalonin Talebanët në ofrimin e një vendi të sigurtë për Al Qaeda-n dhe për ta ndaluar Al Qaeda-n ta përdorte Afganistanin si bazë për aktivitete terroriste.

Që nga vendimi i Presidentit Joe Biden në Prill për të tërhequr të gjitha trupat amerikane dhe të NATO-s nga Afganistani deri në përvjetorin e njëzet të sulmeve të 11 shtatorit, talebanët kanë bërë përparime mahnitëse në fushën e betejës, dhe tani kanë pushtuar tërë kombin prej 38 milion njerëz nën kontrollin e tyre. Kritikët kanë akuzuar Administratën Biden për kryerjen e një tërheqjeje të nxituar, të planifikuar keq dhe kaotike që atëherë. Është e paqartë se cfarë do të ndodhë më tej.

Të dielën, kur talibanët hynë në Kabul – qyteti i fundit i madh i mbetur në Afganistan që nuk ishte nën kontrollin e grupit të tyre – Presidenti i vendit, Ashraf Ghani, iku në Taxhikistan, duke e bërë të qartë se qeveria afgane e mbështetur nga SHBA ishte rrëzuar.

Të enjten, qeveria amerikane njoftoi se do të dërgonte marinsa dhe ushtarë për të ndihmuar në evakuimin e personelit të ambasadës. Por shpejtësia e përparimit të talebanëve në vend ka habitur zyrtarët amerikanë dhe ka lënë afganë të dëshpëruar që përpiqen të largohen nga vendi. Mal me njerëz që pushtojnë avionët për t’u larguar nga vendi, janë shpërndarë në rrjetet sociale dhe po marrin vëmendje ndërkombëtare. Të gjitha mediat po transmetojnë pamje të aeroporteve në Kabul. Raportohen 5 të vrarë në aeroport gjatë përpjekjeve për t’u arratisur nga vendi.

Sipas lajmeve në mediat prestigjoze, BBC, CNBC, ABC news, etj. udhëheqësit botërorë shprehën tronditje dhe shqetësimin për skenat kaotike në kryeqytetin afgan Kabul, me talebanët që tani po marrin efektivisht kontrollin e vendit. Liderët e shtetet të fuqishme perëndimore të indinjuar për situatën e krijuar në Kabul, kanë njoftuar evakuimin e të gjithë personelit të tyre nga Afganistani, dhe Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara do të flasë sot për një takim urgjent mbi Afganistanin.

Më shumë se 60 vende, përfshirë SHBA dhe Britaninë e Madhe, kanë lëshuar një deklaratë të përbashkët duke thënë se populli afgan “meriton të jetojë në siguri, dinjitet” dhe se siguria dhe rendi civil duhet të rivendosen menjëherë. Ata gjithashtu i bënë thirrje talebanëve të lejojnë këdo që dëshiron të largohet për ta bërë këtë, dhe të mbajë të hapura rrugët, aeroportet dhe pikat kufitare. Evakuimet e të huajve dhe disa afganëve me lidhje me qeveritë dhe organizatat e huaja po ndodhin sipas një burimi të BBC, por udhëtarët thanë se ka thashetheme se edhe ata pa viza po lejoheshin të udhëtonin.

Ndërkohë që të gjitha ambasadat dhe përfaqësitë diplomatike janë mbyllur dhe po kryhet me shpejtësi evakuimi i personelit të tyre nga Afganistani, Kina dhe Rusia kanë vendosur të qëndrojnë. Sipas BBC, Rusia tha se nuk do të mbyllte ambasadën e saj sepse talebanët kanë dhënë garanci sigurie. Kina shprehu gatishmërinë e saj për të zhvilluar “marrëdhënie miqësore” me grupin.

Burimi: AP, BBC, CNBC, CNN

Shpërndaje

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here