Çfarë u diskutua gjatë Samitit G7

Gjatë 11-13 qershor 2021 në Kornuoll, të Mbretërisë e Bashkuar u mbajt Samiti i G7. Liderët e shtatë vendeve më të fuqishme të botës, Kanada, Franca, Gjermani, Itali, Japoni, UK dhe US, u mblodhën për të diskutuar mbi problematikat kryesore të zhvillimit të ekonomisë globale dhe vendimarrjen e zgjidhjeve të tyre. Samiti i udhëheqësve është kulmi i një procesi një vjeçar të takimeve duke përfshirë shtatë pista ministrore: të jashtme, financa, transport, zhvillim, arsim, shëndetësi dhe mjedis. Pjesëmarrësit përfshinë udhëheqësit e shtatë vendeve anëtare të G7 si dhe përfaqësues të Bashkimit Evropian. Kryeministri i Mbretërisë së Bashkuar, Boris Johnson, i cili mbante dhe rolin e Presidentit për këtë samit, ftoi udhëheqës nga India, Koreja e Jugut dhe Australia. Tema e këtij takimi ishte “Të Rindërtojmë më Mirë”. Katër fusha prioritare kanë qënë pikat e diskutimit të mbledhjes: 

  • Udhëheqja e rimëkëmbjes globale nga koronavirusi ndërsa forcon rezistencën ndaj pandemive të ardhshme. 
  • Trajtimi i ndryshimeve klimatike dhe ruajtja e biodiversitetit të planetit. 
  • Promovimi i prosperitetit në të ardhmen duke përkrahur tregtinë e lirë dhe të ndershme. 
  • Përkrahja e vlerave të përbashkëta dhe shoqëritë e hapura.

Në fjalën e tij Johnson bëri thirrje që G7 të punojë në një qasje globale ndaj pandemive për të siguruar një shpërndarje të barabartë globale të vaksinave të koronavirusit. Ai ka propozuar një plan me pesë pika për të parandaluar pandemitë në të ardhmen. Ai dëshiron një sistem mbikqyrjeje “Radari i Pandemisë Globale” për të zbuluar variante rezistente ndaj vaksinave para se ato të përhapen. Një plan është që vendet të krijojnë “qendra kërkimore zoonotike” për të identifikuar një pandemi të re para se të shpërthejë. Këto qendra do të ngarkohen me detyrën për zbulimin e patogjenëve të rrezikshëm të kafshëve para se të kapërcejnë pengesat e specieve dhe të infektojnë qeniet njerëzore. Ai gjithashtu njoftoi premtimin e MB prej 340 milion £ gjatë katër viteve të ardhshme për Organizatën Botërore të Shëndetësisë (OBSH) – një rritje prej 30 përqind nga periudha e mëparshme katër-vjeçare. Kjo do ta bëjë Mbretërinë e Bashkuar donatorin e tretë më të madh për OBSH pas SH.B.A. dhe Fondacionit Gates.  Por përparësia më e ngutshme është vaksinimi masiv në të gjithë botën. 

Presion ndërkombëtar është ndërtuar gjithashtu mbi vendet e G7 për të kontribuar fonde drejt ndryshimit të klimës dhe sigurimit të tepërt të vaksinave Covid-19 për vendet ekonomikisht më të dobëta. Ky është gjithashtu një shqetësim për 7 vendet, pasi ata vetë janë përballur me humbje të mëdha ekonomike gjatë periudhës pandemike. 

Diskutimi mbi mbledhjen e fondeve për financat e klimës ishtë një çështje tjetër thelbësore e cila u shpalos gjatë Samitit të 47-të të G7. Kryeministri britanik Johnson ka kërkuar veprim të koordinuar mbi taksat e kufirit të karbonit, financat e gjelbërta, heqjen e qymyrit dhe ndihmën e vendeve të varfëra për të vendosur ndryshimin e klimës. Është G7 e parë ku të gjithë anëtarët janë zotuar të arrijnë emetime neto zero të karbonit deri në vitin 2050 përpara Samitit COP26 të organizuar në MB në nëntor të 2020.

Kancelari Rishi Sunak, si dhe ministri italian i ekonomisë Daniele Franco dhe ministri francez i Financave Bruno Le Maire kanë bërë thirrje për një koordinim të ngushtë ekonomik mbi planet e rimëkëmbjes dhe politikat ekonomike. Negociatat mbi reformimin e taksimit të korporatave të ndërmarrjeve shumëkombëshe janë diskutuar gjithashtu. Trajtimi i Kinës për marrëdheniet tregtare: Me një Kinë e cila anon drejt pranimit, SHBA u bëri thirrje të gjitha vendet që ndajnë të njëjtin mendim, që të bëjnë partneritet në marrëdhëniet me Pekinin. Nëse Sh.B.A dhe Mbretëria e Bashkuar dëshirojnë të bëjnë hapin përpara dhe të përbëjnë një aleancë demokratike globale me 10-11 vende, do të jetë një sinjal i rëndësishëm. 

Në Samitin 2018 i mbajtur në Kanada, Trudeau theksoi barazinë gjinore dhe fuqizimin e grave, lufta për krizën e klimës, pastrimi i oqeaneve nga plastika dhe duke mbrojtur rendin ndërkombëtar të bazuar në rregulla. Këto tema mbeten në axhendën e G7 edhe për takimin e rradhës në Angli. Si mbështetje e temave të Samitit të djeshëm, iu kushtua një rëndësi e veçantë nga Sekretari i Shtetit i SHBA Antony Blinken në mbledhjen e ministrave të jashtëm në Londër, ku ai veçoi “mbrojtjen e vlerave demokratike dhe shoqëritë e hapura” si një pikë të axhendës mes kërcënimeve sistematike nga Kina dhe Rusia. Në takimin e tyre muajin e kaluar, ministrat e jashtëm të G7 i bënë thirrje Kinës të ndjekë rregullat globale të tregtisë dhe të respektojë të drejtat e njeriut, duke theksuar në mënyrë specifike shkeljet e saj në Xinjiang, Tibet dhe Hong Kong. Në një lëvizje të koordinuar, Kanadaja, Britania e Madhe, SHBA dhe BE vendosën sanksione mbi Xinjiang, por duhet të zbatohen veprime më të synuara. Veprimet e G7 ndaj Kinës dhe Rusisë do të kushtëzojnë diskutimin në samitin e NATO-s që u mbajt në 14 qershor.

Me ndryshimin e lidershipit të SHBA-s pritet që konfidenca për sigurinë dhe ridrejtimin e demokracisë në vend të ndikojë dhe në rritjen e demokracisë globale. 

Duke u mbështetur në pikat më argumentative për debatet shumëkombëshe kohët e fundit a do të munden liderët e G7 të arrijnë një pajtim mbi klimën, energjinë, proteksionizmin, populizmin dhe ekstremizmin për të sigurinë e botës? /mendimi.al

 

Shpërndaje

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here