Bashkimi Europian shton Shqipërinë në listën e vendeve të sigurta për të udhëtuar bashkë me 5 vende të tjera.

Qeveritë e Bashkimit Europian ranë dakord të mërkurën, 16 qershor, të shtojnë Shtetet e Bashkuara të Amerikës në listën e vendeve prej nga ato do të lejojnë udhëtimet jo-thelbësore, duke patur parasysh këtu udhëtimet e tjera vec atyre që janë të domosdoshme për punë apo jetë, raporton Reuters.

Ambasadorët e 27 vendeve aprovuan edhe 5 vende të tjera bashkë me SHBA, dhe kjo do të gjejë zbatim në 5 ditët e ardhshme. Këto vende janë: Shqipëria, Libani, Maqedonia e Veriut, Serbia dhe Taivani. Ndërkohë që individualisht shtetet e Bashkimit Europian munden ende të ngrenë kërkesa për teste negative të Covid-19 apo periudha karantine. /mendimi.al

Shpërndaje

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here