back to top
Saturday, February 21, 2026
5.5 C
Tirana

Top 5 E JAVËS

Artikuj të ngjashëm

Cilat mesazhe dha sot kryeministri për pedagogët?

Në një takim me ministra, pedagogë, dekanë dhe studentë ku diskutohej Pakti për Universitetin, kryeministri Rama ndërhyri për të dhënë disa mesazhe ndaj pedagogëve.

Ja cilat ishin këto mesazhe:
– nuk bëni dot presion që qeveria të tërhiqet nga transparenca e titujve.
– nuk jeni të qartë se çfarë do bëni me plagjiaturat. Duhet ta kishit bërë transparencën për të gjithë titujt. Duhet ta thoni çfarë doni.
– Këto që po bëjmë nuk janë detyrat tona, janë detyrat tuaja.
– Kërkoni liri, por nuk doni të merrni përgjegjësi.
– Problemi janë pedagogët që nuk shkojnë të japin mësim. Pse nuk shkojnë pedagogët të japin mësim? Një student i vetëm ka të drejtë të bëjë mësim.
– Kjo shfaqje me shumë fytyra duhet të mbarojë një orë e më parë. /mendimi.al

Artikujt më të klikuar