Revista prestigjoze Harvard Business Review në një artikull nga Andy Molinsky, trajton të mirat që sjell çlirimi nga gjërat që duhet t’i bëjmë dhe si arrihet ky çlirim.
Shumë njerëz hezitojnë të dalin nga roli i tyre i zakonshëm dhe rutina. Mendimi se po e vendos veten në një pozicion me rrezik dështimi mund të jetë frikësues ose stresues. Por ndonjëherë ajo që po të mban në një pikë të caktuar mund të mos jetë në interesin tënd. Në fakt, dëshirat e të tjerëve dhe ndjenja se ti ‘duhet’ të rrish mund të shtypë preferencat e tua. Ajo që të mban në pozicionin ku je, nuk është e rehatshme.
E kam parë shpesh këtë në studimet e mia. Njerëzit kanë përshkuar një rrugë në jetë, të influencuar nga kultura, prindërit, ose sensi se çfarë ata ‘duhet’ të ndjekin, që i udhëheq ata të investojnë kohë, para, dhe zhvillim të aftësive në një rruge dhe është shumë e vështirë që të arratisesh prej saj.
Imagjinoni dikë që ka studjuar për juridik megjithëse pasioni i saj është arti dhe vjen një moment kur e lë punën si juriste për tu bërë sipërmarrëse arti. Kjo ndjenjë lirie nuk lidhet vetëm me lëvizjet në karrierë. Kam takuar njerëz të cilët shtypnin karakterin dhe personalitetin e tyre për tu përshtatur me normat kulturore në vendin ku jetonin dhe vetëm kur dolën nga ajo kulturë mund të ishin vetvetja. E shoh këtë me disa studentë masteri të cilët nuk flisnin fare në klasat e tyre në vendet ku kishin lindur sepse në ate kulturë askush nuk mund ta kundërshtonte profesorin, – dhe kjo nuk është thjesht pjesë e kulturës. Por në klasat në SHBA ata po e heqin këtë anë të vetes. Ata mund të ngrenë dorën, të thonë atë që mendojnë, të vënë në diskutim autoritetin e dikujt, dhe mbi të gjitha të jenë vetvetja.
Çdo herë që dilni nga zona juaj e rehatisë nuk do t’ju çojë gjithmonë në një sens të pabesueshëm zbulimi dhe çlirimi. Por kjo do të nodhë kur të zbuloni se ajo që mendonit si zonën tuaj të rehatisë, është në fakt zona juaj e pajtueshmërisë, ku ju keni mësuar të silleni në mënyrën se si pritet të silleni nga prindërit, familja apo kultura. Me kalimin e kohës, përmes përsëritjes, dhe detyrimit për të përmbuhur pritshmëritë e të tjerëve, ju i përvetësoni këto sjellje edhe pse ato nuk reflektojnë atë që jeni.
Si mund ta kuptoni se zona e rehatisë është në fakt zona e pajtueshmërisë?
– Përcaktoni imtësisht zonën tuaj të fokusit. Identifiko një gjë specifike, diçka për të cilën nuk je i/e lumtur apo diçka që ka të bëjë me dëshirën për tu rritur dhe zhvilluar.
– Bëj një inventar të shpejtë të vlerave të tua personale dhe pasioneve. Çfarë do të doje të bëje nëse asgjë nuk do të të pengonte?
– Krahaso pasionet me aktivitetin që po egzaminon. A i sheh vlerat dhe pasionet e tua në këtë aktivitet? Nëse po, ateherë ndoshta nuk është pajtueshmëri, ose jo plotësisht. Por nëse e ke të vështirë ta gjesh veten diku, atëhere je në zonën e pajtueshmërisë dhe është koha të konsiderosh ndryshimin.
Natyrisht që ka disa gjëra të cilat na duhet t’i bëjmë në punën tonë. Ndoshta nuk na pëlqen të bëjmë prezantime apo aktivitete që zhvillojnë rrjetin tonë, por ne duhet t’i bëjmë ato. Pajtueshmëria është pjesë e jetës në punë. Shqetësuese ajo bëhet kur ne shtypim pasionet tona. Kur pajtueshmëria në mënyre sistematike ta drejton jetën, është e rëndësishme që të shqyrtohet në nivel më të gjerë nëse po jetoni apo jo jetën që do të donit.
Zakonet dhe rutina jonë është e vështirë për tu thyer për një arsye: ato na vënë me këmbë në tokë dhe sjellin parashikueshmëri në jetën tonë. Por shmangia e situatave të reja mund të sjellë pengesë për të përparuar. Dalja nga zona e rehatisë mund t’ju ndihmojë të ndërtoni aftësi të reja dhe të fitoni besim tek vetja. Dhe duke indetifikuar dhe duke u larguar nga zona e pajtueshmërisë, ju mund të zbuloni vetveten e vërtetë, pjesën e vetes që reflekton pasionet e vërteta dhe interesat dhe udhëheq drejt një jetë më të përmbushur./mendimi.al