COP26: Arrihet marrëveshja e re globale për klimën në Glasgou

Pakti i Klimës së Glasgout është marrëveshja e parë klimatike që planifikon në mënyrë të hollësishme reduktimin e qymyrit, karburantin më të keq fosil për gazrat serrë. Marrëveshja gjithashtu kërkon shkurtime më urgjente të emetimeve dhe premton më shumë para për vendet në zhvillim – për t’indihmuar ato të përshtaten me ndikimet klimatike. Por zotimet nuk munden të kufizojnë rritjen e temperaturës në 1.5 grafë Celcius – tema kryesore e Konferencës, shkruan BBC.

Vendet ranë dakord të “ulin gradualisht” dhe jo “të heqin gradualisht” nxjerrjen dhe përdorimin e qymyrit, mes shprehjeve të zhgënjimit nga India e cila insistonte për financime për “çrrënjosjen e varfërisë” siç u shpreh Ministri i Klimës së Indisë Bhupender Yadav.

Si pjesë e marrëveshjes, vendet janë zotuar të takohen vitin e ardhshëm për të premtuar shkurtime të mëtejshme të mëdha të karbonit në mënyrë që të arrihet qëllimi i 1.5 gradë Celcius. Premtimet aktuale, nëse përmbushen, do të kufizojnë ngrohjen globale në 2.4 gradë Celcius. Nëse temperaturat globale rriten me më shumë se 1.5 gradë Celsius, shkencëtarët thonë se Toka ka të ngjarë të përjetojë efekte të rënda, të tilla si miliona të tjerë të ekspozuar ndaj nxehtësisë ekstreme. Vendet në zhvillim ishin gjithashtu të pakënaqur për mungesën e progresit në atë që njihet si “humbje dhe dëm”, ideja që vendet më të pasura duhet të kompensojnë ato më të varfrat për efektet e ndryshimeve klimatike me të cilat nuk mund të përshtaten.

Qymyri është përgjegjës për rreth 40% të emetimeve të CO2 çdo vit, duke e bërë atë qendror në përpjekjet për të mbajtur brenda objektivit 1.5 gradë Celcius. Për të përmbushur këtë qëllim, të rënë dakord në Paris në 2015, emetimet globale duhet të reduktohen me 45% deri në vitin 2030 dhe në pothuajse zero deri në mesin e shekullit.

Megjithatë Lars Koch, një drejtor i politikave për bamirësinë ActionAid, tha se ishte zhgënjyese që përmendej vetëm qymyri. “Kjo u jep një mundësi të lirë vendeve të pasura që kanë nxjerrë dhe ndotur për më shumë se një shekull për të vazhduar prodhimin e naftës dhe gazit,” tha ai.
Burimi: BBC

Shpërndaje

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here