Doktori Holistik: Disa gjëra interesante që mund t’i bëni gjatë izolimit.

Shumë njerëz ndjehen si në boshllëk gjatë kësaj kohe izolimi duke harruar se ka plot gjëra që ata mund t’i bëjnë dhe të ndjehen mirë.

Ja çfarë rekomandon Doktori Holistik në Instagram, një profil për jetën e shëndetshme me adresë @doktori.holistik:

Mund të jeni duke e lexuar këtë artikull nga shtëpia juaj apo ndërsa po merrni ca rreze tek ballkoni. Mbase dhe nga ambienti i punës, orët e së cilës janë me të shkurtra se përpara dhe me ritëm më të ulët.

Në këtë periudhë të përbashkët paniku dhe izolimi, më shumë se rrallë herë, kemi nevojë të bashkëndajmë ndjenja të mira, dhe pse jo ndonjë këshillë se si mund t’ja lehtësojmë barrën e panikut njëri-tjetrit. Kjo përtej ankesave që rënkojnë për simpati se sa errët e shohim botën. Besoj se për këtë mjafton virusi vetë, nëse mënyra se si po tejçohet është e vërtetë. Paçka se unë përsonalisht nuk e besoj, por kjo nuk do të thotë se duhet të shkujdesemi.

Mund të duken si udhëzime të përgjithshme tradicionale ama ju ftoj ta lexoni deri në fund si artikull. Do ju japim disa këshilla që izolimin ta ktheni në avantazh duke u përqendruar sa më shumë tek vetja, familja dhe ambienti në të cilin banon.

Ktheni çdo rremujë të mundshme në rregull dhe çdo papastërti në pastërti. Bota jashtë është kaotike mjaftueshëm, pse të jetë dhe shtëpia juaj? Një shtëpi e organizuar është produkt i një mendje të organizuar ose i asaj që përpiqet. Ajo çfarë është jashtë ndikon brenda nesh, aq më tepër në ambientet ku jetojmë. Dhe higjena është një kusht bazë për mirëqenjen. Pastrimi i shtëpisë lufton alergjitë e mundësitë e ndonjë sulmi parazitar në organizëm. Dizenfektoni rregullisht vendet më të ndjeshme siç janë tualeti dhe vendi ku gatuani.

Argëtohuni duke nxitur kreativitetin në kuzhinë. Përveçse është një event artistik që stimulon kreativitetin, mund të jetë dhe terapeutike nëse përdorni ushqimet siç i ka bërë natyra dhe t’i shmangni totalisht produktet artificiale të ambalazhuara me kimikate. Gatimi nuk ka pse të jetë i komplikuar—guxoni të eksperimentoni me gatimet e ndiqni intuitën në receta.

Krijoni receta që janë të shkurtra në kohë. Nuk ke nevojë të jesh mjeshtër kuzhine. Mund të mesosh të përgatisësh ushqime të shpejta e të shëndetshme për trupin dhe mendjen. Merrni kontroll mbi atë që fusni në trup për ta ndërtuar atë e shmangni sa më shumë sëmundjet. Fundja, ne kryesisht punojmë për ushqim dhe këtë e lëmë të fundit.

Mësoni për ushqimet që gatuani. Po gatuani një supë me qepë? Pse mos ta edukoni fëmijën për benefitet e qepës? Për shembull, qepa forcon imunitetin, lufton bakteriet, pastron gjakun, prodhon qeliza të reja. Në këtë kohë bollëku me sufllaqe, embëlsira, ushqime të tjera të kontaminuara kemi më nevojë se asnjëherë ta edukojmë veten dhe fëmijën tonë për atë që konsumon. Mund ti ngjisni dhe si korniza dekorative dhe edukative në ambientin e kuzhinës.

Për qetësi mendore praktikoni një sport familjarisht. Do të ndiheni më të lumtur, ju përmirëson gjëndjen e lëkurës, oksigjenon trupin e rrit funksionin e trurit. Mund të jenë ushtrime bazike që i ndiqni nepërmjet internetit si: aerobi, joga, kardio e moderuar.

Merrni rreze dielli pa e tepruar. Pra lëreni diellin t’ju puth. Ekspozimi në diell furnizon trupin me vitaminë D që ndihmon kalciumin të depozitohet në kocka, shton potencën seksuale, prodhon melatoninën (hormon rregullator për ciklet e gjumit).

Bluani hormonet romantike. Nuk ka pse entuziazmi i fillimit të zbehet. Nëse ndjesitë në fillim ju frymëzuan të bëni disa gjëra pse filluat të mos i bëni më? Pse mos të bëni gjërat që bëtë në fillim që të thirrni po të njëjtat ndjesi? Ato me siguri janë aty por mungon vullneti për ti zbuluar. Në një jetë shpërqendrimesh lë për të dëshiruar zhvillimi i raporteve në çift. Paktet martesore janë bërë si marrëveshje me djallin. Bëni një dhuratë partneres dhe ftoni njëri-tjetrin në komunikim se si mund t’i përmirësoni gjërat.

Përmirësoni cilësinë e gjumit dhe mundohuni ta ktheni në zakon. Më përpara rrinit në telefon ngaqë kishit kohë pak gjatë ditës. Po tani që keni kohë mjaftueshëm? Mos përdorni asnjë mjet elektronik 1 orë përpara gjumit. Këshillojmë mjaltë me ujë të ngrohtë përpara gjumit—ka efekt qetësues dhe melçia prodhon glukozë ta furnizojë trurin me energji gjatë natës. Gjumi cilësor ndihmon lëkurën të prodhojë kolagjen, rrit imunitetin, e lufton inflamacionin. Është një ilaç rigjenerues i vërtetë.

Shpërndaje

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here