“Unë vij nga një vend për të cilin shumica prej jush do të keni dëgjuar, por ndoshta jo në mënyrën që do ta përshkruaj. Dua të ndaj me ju pak për Kosovën time”, flet artistja e famshme në Galanë e Çmimeve të Lidershipit të mërkurën në mbrëmje.
Artistes i jepet çmimi ‘Lidership i Dalluar‘. “Është në gjenet tona të lulëzojmë”, thotë Dua. Ajo ishte e shoqëruar nga Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, e cila pati një fjalim të veçantë në event.
Në këtë eveniment ceremonial, këngëtarja me famë botërore Dua Lipa tha se “ne (Kosova) kemi vetëm 13 vite pavarësi në rrugën tonë drejt pavarësisë dhe si pjesë e një komuniteti të fortë ndërkombëtar do të lulëzojmë emocionalisht. Ne do të përparojmë ekonomikisht dhe kulturalisht”, tha ajo.
Liderja europiane Ursula von der Leyen shprehet ne tëitterin e saj: “Shumë e lumtur që takova Dual Lipën në Çmimet e Lidershipit të Këshillit të Atlantikut. Dua, ti ke një ndikim kaq tëmadh në botë. Me muzikën tënde dhe energjinë tënde unike, na ke “ngritur” të gjithëve.