Ka shumë arsye që çojnë në krijimin e energjisë negative në shtëpi apo në një vend pune. Emocione negative, debate, sëmundje dhe madje edhe ajri i ndenjur mund të prodhojë vibrime negative që mezi largohen. Dhe cuditërisht shkaqet e energjisë negative janë shpesh shenjat. Si mund të kuptojmë që po krijohet energji negative? Ja ku janë 12 shenja të energjisë negative në shtëpi apo vendin e punës dhe si ta pastrojmë atë.
Shenja që po krijohet energji negative
- Ndryshimet e humorit
Kur shkon në shtëpi apo në punë, a e gjen veten automatikisht në humor të keq? Ndoshta ishe mirë me humorin deri sa hyre në derë. Ndryshimet e humorit apo gjendjes shpirtërore pa arsye janë shenja numër 1 e energjisë negative në shtëpi apo punë.
2. Probleme financiare
Kohët e fundit duket se llogaria juaj bankare ka vuajtur dhe po ashtu edhe begatia e familjes tuaj. Nëse keni probleme me paratë, ka mundësi që kjo të jetë një shenjë e energjisë negative në shtëpi ose punë. Energjia negative tenton të bllokojë levizjen e energjive të tjera – dhe paratë janë energji që mund të bllokohet nga negativiteti.
3. Sëmundje rastësore
A po sëmuren familjarët tuaj në mënyrë të papritur dhe shumë shpesh kohët e fundit? Sëmundjet e papritura dhe infeksionet janë shenjë e energjisë negative në vendin e punës ose shtëpi. Shënim: sigurohuni të përjashtoni arsye të zakonshme për sëmundje/infeksione në shtëpi si ndryshimi i filtrit të kondicionerit, sigurohuni që nuk ka myk në shtëpi, që shtëpia është e pastruar rregullisht, etj.
4. Endërrat e këqija
Një nga shenjat e para të energjisë negative në shtëpi janë ëndrrat e këqija. Ka njerëz që besojnë se sa herë shohin ëndrra të këqija ajo është një shenjë që shtëpia duhet pastruar. Ëndrrat e këqija dhe makthet janë shpesh të shkaktuara nga mbledhja e energjisë negative në shtëpi.
5. Mendime negative
Njësoj si me eksperiencën e ndryshimevetë humorit pa arsye, mendimet negative janë shenjë e mbledhjes së energjisë negative. Vibracionet negative i ndikojnë njerëzit në mënyrë të gjithanëshme (në çdo nivel: trup, mendje, shpirt).
6. Lodhja
Trupi bëhet i rëndë nga energjia negative duke ju bërë të ndjeheni të lodhur. Kjo është një shenjë që shumë energji negative është në hapësirën tuaj në shtëpi dhe punë, veçanërisht nëse edhe të tjerët ndjhen të lodhur.
7. Debatet
Të duket se nuk po të ecën me familjen apo miqtë kohët e fundit? Debatet janë shenjë e energjisë negative por gjithashtu shkaktojnë energji negative në shtëpi apo punë. Është një rreth vicioz negativiteti.
8. Xhama që thyhen dhe objekte
Një çakordim i lëvizjeve të më shumë se një personi në shtëpi mund të jetë tregues i mbledhjes së vibracioneve negative. A janë thyer qelqe më shumë se një herë? A ju bien gjëra nga dora shpesh? Energjia negative peshon mbi aurat tona dhe mund të na shkaktojë çekuilibrim duke na çuar në çakordim fizik.
9. Hije
Hijet në shikimin tonë periferik ose në vende në të cilat nuk janë parë më parë janë shenjë e madhe e mbledhjes së energjisë negative në shtëpi apo punë. Nuk është fjala këtu për hije të zakonshme, por për ato që tregojnë energji negative që tërhiqet nga vibracionet negative.
10. Sende të humbura
Njësoj si me thyerjen e gjërave dhe të qenurit i çakorduar, humbja e sendeve si çelësat, bizhuteritë, paratë, etj tregon se po përballeni me energji negative që e lë trurin tuaj rrëmujë.
11. Stres dhe ankth
Zakonisht ju jeni njeri i qetë dhe i gëzuar, por së fundim ndjeheni të stresuar pa arsye specifike. Madje keni edhe atake paniku ose shqetësime të vazhdueshme. Këto janë shenja të energjisë negative të ngecur në një vend. Kjo energji po ndikon aftësinë tuaj për tu përballur me stresuesit e përditshëm.
12. Keqkuptime
Nuk ka rëndësi se cfarë thua apo si e thua, familjarët janë me nerva me ty. Së fundi gjatë gjithë kohës. Mungesa e aftësisë për të shprehur emocionet ose mendimet plus familjarët tuaj nuk kuptojnë qëllimet që keni është shenjë që në shtëpi ka energji negative.
Çfarë të bëjmë me energjitë negative në shtëpi dhe punë?
Tani e dini se përse kanë ndodhur gjithë këto gjëra stresuese – është energji negative! Por çfarë duhet bërë që kjo energji negative të largohet nga shtëpia apo vendi i punës? Ka disa metoda efektive për të larguar energjinë negative – të gjitha metoda të pastrimit spiritual.
1. Djegia e bimëve
Tymi nga djegia e barërave është ndoshta mënyra më efektive për të larguar energjinë negative nga shtëpia. Përpara se të bëni tymin duhet të hapni dritaret ose derën që energjia negative të mund të largohet. Mund të digjni sherebelë por edhe rosmarina është e mjaftueshme.
2. Ajër i pastër dhe dritë dielli
Hapni një dritare. Lëreni dritën e diellit dhe ajrin e pastër të hyjë në shtëpi. Vendet e errëta dhe të paajrosura janë terren për energji negative.
3. Rrisni vibracionet
Tani që e kuptuat se energjia negative shkaktoi këto probleme, duhet të jeni po ju që e ndryshoni këtë gjë. Rrisni vibracionet në shtëpi dhe punë duke qenë model pozitiv për të tjerët. Në vend të zënkave dhe të të bërit nervoz, përpiquni të kuptoni se çfarë po thotë personi tjetër. Shtojini hapësirës tuaj kristale që rrisin vibracionin.
4. Muzikë dhe gjendje
Dëgjimi i muzikës që të ngre humorin në shtëpi dhe në punë do ju ngrejë vibracionin. Përdorimi në ajër i vajrave esencialë si eukaliptusi, mentja, portokalli, limoni dhe livando ftojnë energjinë pozitive në hapësirë.
5. Pastro dhe nxirr jashtë përdorimi
Ka ca kohë që shtëpia ose zyra nuk është pastruar? Tani është koha! Zhuli, pluhuri, gjërat që nuk përdoren shërbejnë për të kapur energjinë negative. Hiqni gjërat që nuk ju shërbejnë më. Pastro dhe organizo. Do të ndjeheni më mirë. /mendimi.al