Erion Veliaj nervozon kryeqytetasit pa dallim politik. Ja ҫfarë ka ndodhur sot…

Duket se kanë shpërthyer kritikat nga të katër anët për punën e kryebashkiakut Veliaj. Deputeti Erion Braҫe ka qenë në qendër të vëmendjes për shkak të ankesës së tij për ndërtimet e Veliaj, e pazakontë për politikën shqiptare duke qenë se të dy bëjnë pjesë në të njëjtën parti.

Por, edhe pse nuk bëhen mediatike, plot personazhë të tjerë të jetës publike, aktivistë, politikanë e artistë reagojnë për ҫështje të ndryshme që lidhen me performancën e bashkisë që drejton Veliaj.

Artisti Bashkim Zahaj ka reaguar me sarkazëm duke propozuar disa punë me të cilat mund të bëjë lekë Erioni. Të gjitha ato janë punë tallëse, pa vlerë publike.

Ja ҫfarë thotë ai në profilin e tij në facebook:

Propozim per L’ Eri -n.

Ja disa pune publike koti por qe kap leke. Kush di te tjera ti thote…..

1- Kullen e sahatit rrotulloje qe dera te bier nga veriu ose jugu.
2- Lumin e Lanes beje bulevard dhe bulevardin Lane.
3- Te gjitha tarcat e pallateve beji lulishte dhe te gjitha lulishtet pallate.
4- Bulevardin e madh shtroje edhe nja dy here te tjera …..ose tre.
5 – Liqenit te tiranes ne vend te ishullit bejini nje vrime te madhe ku te duket fundi.
6-……

Aktori Julian Deda ka reaguar për kioskat në Tiranë. Gjithashtu për të njëjtën ҫështje kanë reaguar aktivistët e Nisma Thurje.

Aktivisti dhe pedagogu Erion Kristo ka ngritur problemin e sjelljes së policisë bashkiakë me shitësit ambulantë.

Ndërsa këshilltarja demokrate Reila Bozdo ka reaguar për ndotjen që shkaktojnë ndërtimet pa kriter në Tiranë dhe planin urbanistik vendor.

Në reagime të vazhdueshme janë aktorët e Teatrit Kombëtar.

Duket se Erion Veliaj i ka nervozuar shumë kryeqytetasit pavarësisht partisë që ata votojnë. /mendimi.al

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here