Erl Kodra kritikon trajtimin publik të gruas pjesë e vrasjes në Kavajë.

Prej disa ditësh, vrasja e ndodhur në Kavajë ka qenë pjesë e lajmit të ditës, e ndihmuar edhe nga deklarimet e shpeshta të gruas që u gjend në qendër të saj. Emisionet kryesore  në televizionet kombëtare e kanë trajtuar rastin dhe kjo ka revoltuar publicistin Erl Kodra.
Ai shkruan në profilin e tin në Facebook:

“Ka një javë që të gjitha mediat, televizione, gazeta dhe portale merren me një krim të ndodhur në Kavajë. 24 orë që nuk pushojnë lajmet me gruan, nënë e tre fëmijëve që jep intervista live. E shokuar nga ngjarja e rëndë, gruaja përpiqet të mbrojë veten, por në të vërtetë ajo ia bën gropën vetes me ndihmën e mediave tona partizane. Interneti nuk harron kurrë.

Top Channel e mori çeshtjen mbrëmë, i bëri analizën, pretencën, avokatinë dhe gjykimin një krimi të rëndë. Në emër të fjalës së lirë, gruaja nënë e tre fëmijëve u përjetësua në youtube, instagram, facebook dhe të gjitha 1000 portalet online në gjuhën shqipe. Sonte me këtë krim po merret Opinion-i i Blend Fevziut. Rezultatet e hetimit do të jepen në fund të emisionit në përgjigje të pyetjes drejtuar publikut:

Si e gjykoni vrasjen në Kavajë?
Krim pasioni
Larje hesapesh

Gruaja fatkeqe, sepse nuk mund të jetë ndryshe përveçse e tillë, gjykohet në studio nga një tufë personash; një gazetare, një avokat, një polic, një sociloge dhe një analist. Për Klodiana Lalën kam respekt, por sonte po e tepron, dhe ja pse.

Ngjarja është e rëndë; por gruaja dhe fëmijët e saj nuk kanë profil publik. Fëmijët e mitur të asaj gruaje, kur të rriten, nuk është e drejtë të përballen me fotofrafitë e nënës së tyre, me fjalët e gazetares për moralin e saj, me këmbënguljen deri në merzi që ngjarja të intepretohet ekzaktësisht ashtu siç thotë Klodiana.

Fotografitë e gjakut të viktimës në dyshemenë e apartamentit, fotografitë e viktimës, të gruas, të policit, të farefisit nuk kanë asnjë interes për publikun e gjerë. Për më tepër t’u bësh gjyqin nëpër studio televizive.

Gjithsesi, nuk e di pse po shkruaj këto rradhë. Por sinqerisht gjëra të tilla të neverisin. Megjithat, unë do ta ndjek Opinion-in deri në fund për të marrë vesh nëse është “Krim pasioni” apo “Larje hesapesh”.”

Shpërndaje

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here