Fillon testimi i vaksinës Covid pa gjilpëra që synon mbrojtjen kundër varianteve të ardhshme të virusit

Vaksina, e cila injektohet përmes një rryme ajri, është zhvilluar nga Prof Jonathan Heeney i Universitetit të Kembrixhit dhe shefi ekzekutiv i DIOSynVax. Pjesëmarrësit, të moshës ndërmjet 18 dhe 50 vjeç, do të marrin pjesë në Institucionin e Kërkimeve Klinike të NIHR Southampton. Prof Heeney tha: “Ndërsa shfaqen variante të reja dhe imuniteti fillon të zbehet, ne kemi nevojë për teknologji më të reja.” Vaksina, DIOS-CoVax, përdor teknologji të ndryshme për të luftuar sëmundjen, e cila mund të sigurojë mbrojtje shumë më të gjerë kundër varianteve të Covid dhe koronavirusëve të tjerë, tha ai.

“Është hapi i parë drejt një vaksine universale kundër koronavirusit që po zhvillojmë, duke na mbrojtur jo vetëm nga variantet e Covid-19, por nga koronaviruset e ardhshme”, thotë për BBC-në Prof. Dr. Heeney.

Vaksinat aktuale Covid-19 përdorin gjene të marra nga proteina e virusit për të koduar antigjenet, gjë që bën që sistemi imunitar të prodhojë antitrupa. Kjo vaksinë e re përdor metoda parashikuese për të imituar familjen më të gjerë të antigjeneve të koronavirusit që studiuesit shpresojnë se do të japin më shumë mbrojtje.

Një injeksion me presion të fortë e të shpejtë ajri nëpërmjet një suste e fut vaksninën në lëkurë, duke ofruar një alternativë për ata që kanë frikë nga injeksionet me bazë gjilpërash.

Teknologjia e re hap rrugën për përmirësimet në përshpejtimin e vaksinimit dhe mbrotje më të gjërë në mbarë botën.

Burimi: BBC

Shpërndaje

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here