Fizioterapisti.al: Tani është më e lehtë të gjesh fizioterapistin tënd

Me botën e zhvilluar të internetit sot, po bëhet gjithnjë e më e thjeshtë gjetja e shërbimeve për të cilat kemi nevojë. Ushqime që porositen online dhe vijnë në shtëpi, po ashtu ushqime, veshje, produkte kozmetike, etj.
Në botën online mund të kërkojmë për shërbime të ndryshme. Fizioterapisti.al është një pikë bashkimi ku listohen fizioterapistë e ju mund të zgjidhni mes tyre.
www.fizioterapisti.al është një website i krijuar për herë të parë në Shqipëri me dëshirën për të ndihmuar këdo nga çdo qytet i Shqipërisë, në nevojën për fizioterapist apo qendër rehabilituese, të njihet me profile të ndryshme, shërbimet dhe të zgjedhë fizioterapistin duke kontaktuar direkt me të.
Portali rendit gjithë fizioterapistët dhe cv e tyre, shërbimet, risitë më të fundit të aparaturave dhe teknikave rehabilituese. Portali është i sigurtë dhe eviton mashtrimet nga pseudo-fizioterapistët e pakualifikuar nën moton: Shëndeti është pasuri!

Shpërndaje

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here