Dy ditë më parë, në konferencën mbi situatën emergjente të klimës globale, COP26 e cila po mbahet gjithë këtë javë në Glasgow, kryeministri shqiptar, Edi Rama, ka pyetur kombet e pasura se sa kohë i duhet vendit të tij, një jo ndotës, “të vazhdojë të bëjë gjënë e duhur i vetëm”.
Ai tha: “Sa kohë duhet të paguajmë çmimin, së pari për kontributin në ndryshimin e klimës së djemve të mëdhenj, pastaj për dështimin e tyre për të korrigjuar pasojat e tij?”
Ai ankohet për faktin se Shqipëria është e detyruar të blejë energji në dimër kur çmimet rriten në qiell dhe, për shkak të motit të thatë, hidrocentralet e vendit nuk mund të plotësojnë kërkesën.
Ai shtoi se vendi i tij është “100% i rinovueshëm”, por tha se nuk mund të përballojë të presë që “tregjet të ecin në drejtimin e duhur” dhe bëri thirrje për mbështetje financiare ndërkombëtare përmes “granteve, jo kredive”. “Është një qëndrim fisnik të refuzosh çdo përzierje të lëndëve djegëse fosile me prodhimin tonë 100% të energjisë së rinovueshme. Disa nga djemtë këtu mund të jenë në gjendje ta përballojnë atë, por për ne është fjalë për fjalë një luftë e përditshme, ” përfundoi ai.
Kryeministri Rama, ka mbi-reklamuar vendin tonë me një pozitivitet të tepruar disi. Shqipëria është klasifikuar si një vend me rrezik ndotje nga organizatat botërore. Kjo nuk vjen si rrjedhojë e ndotjeve të industrive të rënda që mungojnë në vend, sic janë në vendet e zhvilluara, liderëve të të cilëve iu drejtua kryeministri jonë. Ndotja vjen si rrjedhojë e paaftësisë dhe keqmenaxhimit të urbanizimit të qyteteve.
Në përputhje me udhëzimet e Organizatës Botërore të Shëndetësisë, cilësia e ajrit në Shqipëri konsiderohet mesatarisht e pasigurt. Të dhënat më të fundit tregojnë se përqendrimi mesatar vjetor i PM2.5 në vend është 18 µg/m3 që tejkalon maksimumin e rekomanduar prej 10 µg/m3.
Kontribuesit në cilësinë e dobët të ajrit në Shqipëri përfshijnë nxjerrjen e naftës dhe gazit, teknologjitë joefikase për ngrohjen e shtëpive, prodhimin e çimentos dhe rritjen e emetimeve të automjeteve.
Të dhënat e disponueshme tregojnë se Tirana, Elbasani dhe Korça kanë vazhdimisht nivele të larta të ndotjes së ajrit.
Shqipëria nuk është një vend me nivel pastërtie të lartë dhe deri tani masat e marra janë të papërfillshme. Mjafton të shikojmë keqmenaxhimin e plehrave dhe mbetjeve te tjera rrotull të cilat nuk kanë nevojë për dëshmi. Mjafton të shikojmë tymin që del nga makinat, karburant i cili nuk ka cilësinë e duhur për të përmbushur normat e mos-ndotjes siç shprehet KM. Majfton të shikojmë numrin e lartë të ndërtimeve mes blloqeve urbane sidomos në kryeqytet, e cila ka rënduar së tepërmi ajrin e qytetit. Problem i viteve të fundit ka qënë dhe shpyllëzimi masiv, i cili kontribuon akoma më shumë në ndalimin e procesit të pastrimit të ajrit.
Burimi: Guardian, OBSH