Një nënë e re ka sjellë në jetë vajzën e saj në një stacion metroje në Kiev mbrëmë.
Hannah Hopko, një politikane ukrainase, ndau një foto të foshnjës Mia në internet, duke thënë: “”Mia lindi këtë natë në një mjedis stresues – gjatë bombardimeve të Kievit.
“Mamaja e saj është e lumtur pas kësaj lindjeje sfiduese dhe është nisur menjëherë për në strehë.
“Kur Putin vret ukrainasit, ne u bëjmë thirrje nënave në Rusi dhe Bjellorusi të protestojnë kundër luftës së Rusisë në Ukrainë. Ne mbrojmë jetët dhe njerëzimin!”
Burimi: The Telegraph